Reali humbet 1 milionë ndjekës në 24 orë nga ikja e Ronaldos, efekt të kundërt Juventusi

Cristiano Ronaldo në Juventus është parë si tranferimi i shekullit. Një veprim i projektuar deri në detaje dhe i studiuar shumë mirë nga Juventus për të kthyer atë që quhet si një mrekulli sportive.
Ky transferim i portugezit ka patur mjaft efekte dhe po përhapen me shumë shpejtësi në fushën e sportit. Kjo duket mjaft mirë edhe në rrjetet sociale sepse po të bësh një krahasim mes ndjekësve të Real Madrid dhe ata të Juventusit para dhe pas transferimit.
Llogaria zyrtare e tëitterit të Klubit Spanjoll ka humbur pothuajse 1 milion ndjekës në më pas se 24 orë. Arriti nga 31.97 milion të martën e kaluar në 31.02 në orët e para të mëngjesit këtë muaj, rreth 3% me pak. Juventusi ka patur efekt të kundërt në dy ditë ai ka arritur të fitojë rreth 1.1 milion ndjekës dhe tani ka 6.16 milionë rritje prej 20%.
Pra Ronaldo nuk ka të bëjë vetëm më çështjen e lojës por edhe atë të marketingut.
Cristiano Ronaldo mund të mos ketë vendosur një tjetër rekord botëror me transferimin e tij nga Real Madridi te Juventusi, por ylli portugez ka treguar se vlera e tij është rritur, pavarësisht moshës.
Çmimi i 33-vjeçarit i paguar nga kampionët e Seria A, një total prej 100 milionë euro, me 12 milionë euro shtesë, është më i lartë në raport me rekordin e kohës prej 94 milionë eurosh, që Real Madridi e kishte paguar për të nënshkruar me të nga Manchester United, nëntë vjet më parë.
Barriera prej 100 milionë euro është thyer disa herë, që kur ai u transferua në kryeqytetin spanjoll, si nga Gareth Bale, Paul Pogba, Neymar, Ousmane Dembele, Kylian Mbappe dhe Philippe Coutinho.
Por transferimi i fundit i Ronaldos e kthen atë në krye të kësaj liste, kur bëhet fjalë për tarifat e grumbulluara të transferimit, me vetëm 222 milionë euro të Neymar, që kaloi te PSG, duke e mbajtur atë larg nga nr.1.

Artikulli paraprakBerisha denoncon terrorin policesk në Lezhë: Qytetari mbahet në burg prej 3 ditësh pa asnjë shkak
Artikulli tjetërKërcënimet e reja jo ushtarake për NATO-n