Real ka fituar 8 radhazi ndaj “Azulones”

Real Madrid dukej se kishte gjetur formën e duhur më në fund, por të martën në mbrëmje ata janë kthyer te humbja, të mundur në fushën e Espanyol me rezultatin 1-0. Rezultat ky që i ka dhënë fund ecurisë prej pesë fitoresh radhazi të marra në të gjitha kompeticionet. Lojtarët e Zidane janë dhjetë pikë mbrapa rivalëve të Atletico Madrid dhe vetëm një pikë larg Valencia-s që mban vendin e katërt në renditjen e kampionatit spanjoll. Të shtunën, “Los Blancos” do të kërkojnë të kthehen te fitorja kur të presin në shtëpi ekipin e Getafe, një ndeshje që do të jetë e vlefshme për javën e 27-të të La Liga-s. Trajneri Zidane ka lënë pushim Cristiano Ronaldo-n në ndeshjen e mesjavës dhe pritet që ylli portugez të kthehet në këtë takim, edhe pse jo për 90 minuta, duke parë se mesjavën e ardhshëm do të luhet sfida e rëndësishme kundër Paris Saint-Germain në Champions League. Ndërkohë, trajneri Jose Bordalas duhet të ndihet mirë me punën që ka bërë me Getafe-n deri tani. Skuadra e ngjitur këtë sezon në La Liga mban vendin e nëntë në renditje dhe do të shkojë në “Santiago Bernabeu” pasi ka humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit. Për më tepër, mbrojtja mike ka qenë shumë të vështirë për t’u çarë në takimet e fundit, duke parë se ka pësuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe do të jetë interesante të shihet si do të paraqitet kjo mbrojtje kundër një prej sulmeve më të mirë të Europës.

Shifra dhe fakte
– Real Madrid nuk ka pasur shumë vështirësi në ndeshjet e luajtura kundër Getafe. “Los Blancos”, në fakt, kanë marrë 10 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në 12 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër tyre në shtëpi.
– Real i ka fituar të tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër “Azulones” dhe ka realizuar tre ose më shumë gola në shtatë nga këto tetë përballje.

Artikulli paraprakMarotta: Shpirti i Juventusit nuk ndryshon, kudo luajmë për fitore
Artikulli tjetërTroyes pret PSG, miqtë e kanë mendjen te Real Madrid