Reagon ish-Presidenti: Rama shfrytëzon pushtetin dhe ekranet kundër qytetarëve të pambrojtur

Ish-Presidenti Nishani ka reaguar në një shënim në faqen e tij në Facebook pas protestës së sotme tek parlamenti të banorëve të Unazës së Re dhe ka akuzuar kreun aktual të qeverisë se, “po shfrytëzon pushtetin, shtetin dhe institucionet që i ka marrë me pameritë, përgojon dhe akuzon me shërbimin e turpshëm të ekraneve, qytetarët e thjeshtë me emra”.
“Qytetarët nuk janë në parlament, ata nuk kanë në dispozicion media, ekrane, spekulantë mediatikë”, shkruan ish-Presidenti.
Postimi i plotë i ish-Presidentit Nishani
Personi që mban sot postin e Kryeministrit në formën më të ulët shfrytëzon pushtetin, shtetin dhe institucionet që i ka marrë me pa meritë, përgojon dhe akuzon me shërbimin e turpshëm të ekraneve, qytetarët e thjeshtë me emra.
I paturpëshmi përfiton se qytetarët e thjeshtë që ai përmend nuk kanë mundësi ti përgjigjen paturpësisë së tij.
Qytetarët nuk janë në parlament, ata nuk kanë në dispozicion media, ekrane, spekulantë mediatikë.
Po mirë, ja paska 5-6 persona që duan të abuzokan sipas këtij kryeministri (që gënjeu për avionët e drogës, që gënjeu për kanabisin anekënd vendit, që gënjeu për vidieon e Xhafës, që gënjen çdo vit për rroga e pensione), po ata 350 të tjerë që ju premtua, ju mor vota për të legalizuar shtëpinë e tani me pushtetin që ju mor atyre po ju grabitet shtëpia dhe prona?!
Qytetarët nuk mund të mashtrohen dhe shkelen më!
Shikoni, nje grup i vogël narkodeputetësh që duartrokasin logorenë burracake të kryerilindësit përballë urrejtjes së furishme të popullit para parlamentit.

auto nishani fcb1542888323

Artikulli paraprakKolegët e mi të mjerë qeshin kur kryeinjoranti e servili i përulur i krimit tallet me njerëzit e vujatur
Artikulli tjetërIbrahimoviç: “Juventus me ktheu në makineri”