Reagon Berisha: Vrasësi që i mori jetën qeveritar vendor, pjesë e organizatës kriminale të Rilindjes

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka dënuar aktin mafioz, që i mori jetën një ditë më parë Fatmir Hodajt. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha dënon rëndë dorën kriminale që i mori jetën Hodajt, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.
Ndërkohë ish-kreu i qeverisë shkruan se krimineli dhe ekzekutori i Hodajt, sëfundmi kishte gjetur strehë nën çatinë e organizatës kriminale të Rilindjes.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Një krim i shëmtuar!
Të dashur miq, dje Fatmir Hodaj, qeveritar vendor i përgjegjshëm dhe i përkushtuar i Partisë Demokratike, prind dhe bashkëshort shembullor, demokrat i devotshëm u ekzekutua nga një kriminel i damkosur me të shkuar kriminale që tani së fundi kishte gjetur strehë në organizatën kriminale të Rilindjes.
Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar të kriminelt që i mori jetën Fatmirit, shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të thellë ndaj Fatmirit për kontributin e tij të ccmuar dhe ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij. Unë lutem së bashku me t’a që shpirti i mirë i Fatmirit të gjejë paqen e merituar! sb

Artikulli paraprakVokshi i përgjigjet Dakos: Nuk të shpëtojnë kërcënimet me padi, burgu të pret
Artikulli tjetërDeputetët e PD takim me pedagogë e studentë në Shkodër: Çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, jetike për të ardhmen