Reagon Berisha: Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas akuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Berisha tha se akuzat ndaj individëve nuk e zbehin luftën çlirimtare të Kosovës.

“Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftërat e Skënderbeut.

Uroj që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit,” shkruan Berisha.

Artikulli paraprakThaçi anulon pjesëmarrjen në takimin e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë, reagon Grenell
Artikulli tjetërÇfarë mund të ndodhë pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar?