Reagimi i prestigjozes “Spiegel”: Krimi i organizuar mban në pushtet Ramën

Prestigjozja gjermane “Spiegel” shkarun sot se krimi i organizuar po mban në pushtet Ramën: Reagimi vjen në një koment të “Spiegel” në lidhje me arsyet e mos hapjes së negociatave nga BE për Shqipërinë.

‘Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reforma në drejtësi dhe shtetin e së drejtës ka ngecur.

Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës.

Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme.

Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj,’ shkruan revista “Spiegel”.

Artikulli paraprakDenoncimi i të dëmtuarve nga tërmeti: Jemi 80 vetë në Kavalishencë, por nuk kemi bukë…
Artikulli tjetërFaqja e pare