Reagimi i fortë nga Kosova: Rama, thikë pas shpine Kosovës me taksën në Rrugën e Kombit

Edi Rama dhe oligarku i tij kanë vendosur t’i gjobisin kosovarët. Vendimi i skandaloz i Qeverisë shqiptare diskriminon mijëra kosovarë që shkojnë për pushime në Shqipëri duke shpenzuar lekët e fundit atje. Ata janë penalizuar me 5 euro për një drejtim (gjithsej 10 euro me kthim), derisa banorët e Kukësit me rrethinë duhet të paguajnë më pak se 1 euro për qarkullim në Rrugën e Kombit.
Nga 17 shtatori 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë, ku invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm të tarifimit.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).
Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh. Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.
Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.
Automjete komerciale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë.
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë, përfshirë mjete me lartësi 2.7 m do të paguajnë 2140 lekë.
Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.
Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifimit.
Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje
Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje
Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.
Aplikimi i tarifimit të autostradës si një standard ndërkombëtar, siguron garanci dhe siguri në qarkullim të mjeteve dhe lëvizshmëri të qytetarëve.
“Gazeta Express”

Artikulli paraprakVettingu në politikë, pse ka frikë Rama!
Artikulli tjetërBerisha i vendos vijën e kuqe Thaçit në prani të Veselit e Limajt