Reagimi i fortë i Zhupës: Nëse po e sheh këtë poster dije që Veliaj po shpërdoron paratë e tua!

Zëdhënsaj e PD, Ina Zhupa ka reaguar sërish ndaj kryetarit të Bashksië së Tiranës, Erjon Veliaj.

Zhupa shkruan në një postim në Facebook se, fushata e harxhimit të fondeve publike nga Veliaj është rast i pastër ku mund të shikojmë sesa propaganda ka më shumë rëndesi së ndihma ndaj qytetarëve

Reagimi i plotë i Zhupës

Veliaj prodhon postera për t’i vendosur në stacionet e autobusit ndërkohë që ka ndaluar qarkullimin e qytetarëve me autobus.

Kjo fushatë e harxhimit të fondeve publike është rast i pastër ku mund të shikojmë sesa propaganda ka më shumë rëndesi së ndihma ndaj qytetarëve.

Rreth 100 euro kushton një poster i tillë, dhe disa dhjetra janë vendosur nëpër Tiranë. Këto para fare mirë mund të përdoreshin për familjet në nevojë, për familjët me invalid, për familjët me pensionist, për pastrimin dhe dezifektimin e qytetit.

Por jo, zgjedh që të përdoren për postera në stacionet e Tiranës kur njerëzit qëndrojnë në shtëpi pa e ditur si do e përballojnë ditën.

vv

Artikulli paraprakMijëra njerëz të braktisur nga shteti, Basha: Qeveria të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike
Artikulli tjetërDokument/ PD: Mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë