Reagimi i fortë i mjekut: Qeveria ka dështuar! Duhet të bëhen më shumë teste, kemi rritje të personave të infektuar

Mjeku Gazment Koduzi gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e COVID-19, si dhe menaxhimin që po i bën qeveria epidemisë.

Koduzi fillmisht deklaroi se numri i të prekurve me kornavirus në vendin tonë munë të jetë më i madh nga ato që raporton MSH, pasi sipas tij situata që paraqet MSH nuk është e qartë.

Sipas mjekut duhet të bëhen sa më shumë teste që të ketë një pasqyrim sa më real të situatës, duke shtuar se masat e ndërmarra nga qeveria kanë dështuar.

Koduzi theksoi se dështimi i masave ka të bëjë me mosbërjen në kohë të testeve si dhe me ngushtimin e fashës orare per lëvizje.

“Situata e deritanishme nisur nga të dhënat që jepen nga MSH personalisht dyshoj nga ato të dhëna, na jep një situatë jo të qartë. Kam një ndjesi sikur po luhet politikisht në gjithë këtë situatë. Njerzit duan të dinë si është situata, duan të dinë në ambientet që lëvizin a ka persona të infektuar. Kemi humbur shumë kohë në bërjen ashtu siç duhet të testeve, për të pasur një pasqyrim sa më real të shifrave më Shqipëri.

Shqipëria u kap në një situatë të papërgatitur. Sot nuk e dimë sa janë numri i kiteve që ka në dsipozicion Minsitria për të bërë teste. Ne nuk e dimë sa teste bëhen. Nisur nga masat, minimalisht pas datës 26 duhet të fillonte ulja dhe nuk ka ndodhur kjo. Do të thotë që masat që ka marrë qeveria kanë dështuar. Kjo ka të bëjë me mosbërjen e testeve si dhe me ngushtimin e fashës orare.

Ja ku jemi pas dy javësh ne kemi rritje të personave të infektuar. Çdo masë duhet të marrë në kohën e duhur dhe kompleksitet. Nuk e dimë kur mund të jetë piku, se pas pikut fillon rënia. Por ne kemi pasur rritje. Duhet testim sa më horizontal i personave që kanë shenja.”- tha Koduzi.

koduzi

Artikulli paraprakNdërron jetë nga Covid-19 ish-kampioni i boksit, shkon në 21 numri i viktimave
Artikulli tjetërBasha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Gëzim Kruja