Reagimi i fortë i Metës ndaj Ramës: Po merr llumin dhe e promovon si ajkë, do të garantoj votat e shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër sot ndaj Kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se, ai do të garantojë që votat e shqiptarëve më 25 prill të numërohen dhe do të respektohet vullneti i tyre.

Meta u tregua i ashpër lidhur me qëndrimin e opozitës, që dogji mandatet dhe nuk hyri në zgjedhjet lokale të 2019, duke u shprehur se ato kanë faj që i krijuar Ramës kushtet për të organizuar zgjedhje njëpartiake në Shqipëri dhe për të pasur Parlamentin nën kontroll.

“Unë i pari do të ndëshkoj çdo forcë politike që do të braktisë Kuvendin dhe nuk do të hyj në zgjedhje. Unë i pari do të garantoj që votat e shqiptarëve të numërohen, mos tjetërsohen dhe vidhen. Une dhe shqiptarët, do të mbrojmë votat me çdo çmim”, tha Meta.

Ndërkohë ai i quajti elementët që kanë kaluar nga LSI te PS, llumin e ish-partisë së tij që Rama i promovon si ajkën e qeverisjes.

Meta tha se kjo nuk do e dëmtojë LSI por përkundrazi do i trefishojë anëtarët e saj dhe në këtë pikë shqetësimi i tij do të ishte Monika Krymemadhi që do “mburrej” për suksesin në drejtimin e partisë.

“Nuk ka asnjë problem zotëria me Ilir Metën. Dhe as me LSI. Ka problem me demokracinë dhe llogaridhënien. E ka bllokuar edhe tani se kërkon të mbajë peng vendin. Shpalli dje që do marrë peng edhe PS pas zgjedhjeve.

Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI. Ilir Meta nuk është nga ata që ndërrojnë parti, është nga ata që themelojnë parti. I vetmi shqetësimi që kam unë është se do ta trefishojë. Ai merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS. Kam frikë se do ta trefishojë dhe shqetësimi im është se kush e duron Monikën që thotë ja ku dallon në drejtim një burrë nga një grua”, tha Meta.

Nuk ka pse të paguhen miliona euro për inceneratorët, vendi rrezikon një katastrofë

Presidenti Meta ka bërë thirrje të fortë drejtuar qeverisë sot për të rishikuar Buxhetin e Shtetit në kushtet e krizës së pandemisë që po kalon vendi dhe për të investuar në mënyrë konkrete dhe jo sekrete në blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese për qytetarët në vend të financimit të tuneleve imagjinare.

Presidenti ka dalë në një konferencë shtypi ku tha se nuk mund të fajësohet qeveria për pandeminë, por disa standarde të paktën mund t’i kishim në nivelin e Kosovës dhe të vendeve të tjera.

“Buxheti mund të ishte shtuar për bizneset dhe jo për koncensionet, sepse tunelet imagjinare presin, kurse shëndeti i qytetarëve nuk pret dhe jeta nuk kthehet më. Një rrugë dhe një tunei bëhet prapë, por një jetë nuk kthehet më.

Nuk ka pse të paguhen miliona euro për inceneratorët, do të ishin shpëtuar shumë jetë nëse do të ishin blerë pajisje jetëshpëtuese dhe nuk do të ishim detyruar që të bëjë padi një institucion që s’e ka akuzuar njeri, ndaj dy vajzave që kanë humbur babanë. Padinë mund ta bëjë një mjek po jo kurrsesi institucionet që kanë detyrë tjetër me ligj. Vetëm në shtete të kapura mund të ndodhin këto.

Nuk është ky shteti i së drejtës, nuk është ky shteti europian. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë të përqëndrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, se kjo histori me batuta e akuza jo vetëm që s’i nderon, por i bën përgjegjës”.

Meta ka ngritur alarmin sot për keqmenaxhimin e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri nga qeveria. “Vendi rrezikon një katastrofë për jetën e qytetarëve”, tha Presidenti dhe vërejti me shqetësim të thellë, planin e Kryeministrit për vaksinimin e “personaliteteve të moshuara”, që sipas Metës, është ndarje klasore, preferenciale, arbitrare dhe selektive, tipike për diktatorët.

“Pa një plan të qartë transparent dhe të sigurt të furnizimit me vaksina anti-Covid 19, tha Presidenti,    me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Planet konfuze, të ndryshueshme, jotransparente për vaksinimin, të cilat shkojnë nga 14 muaj e më shumë, njëkohësisht nuk mund të jenë alibi për të braktisur aktualisht mijëra qytetarë të infektuar dhe dhjetra që për fat të keq po humbin jetën çdo ditë.

Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësitë në vaksinimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore, preferenciale dhe të përzgjedhjes arbitrare dhe selektive të njerëzve për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët.

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Ramës: Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin, po ne e kemi një mënyrë!…
Artikulli tjetërKëlliçi: Në Vaqarr edhe për ujin e rubinetit shohin bindjet politike! Banorët kërkojnë një qeveri që t’i përfaqësojë të gjithë!