Raporti i OKB: Shqiptarët 3.5 herë më të varfër se serbët e malazezët

 

Një listë nga Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve ku pasqyrohen rreth 55 000 biznese të vogla (persona fizikë) që kanë mbyllur aktivitetin e tyre, pezulluar ose edhe kanë bërë kërkesë për çregjistrim biznesi sepse kanë falimentuar. Nga të cilat, rreth 5000 biznese ushtronin aktivitetin e shitjes me pakicë të artikujve ushqimorë. Bëhet fjalë për periudhën 2015- 31 korrik 2017, periudhë në të cilën fushata e ashpër antiinformalitet në ekonomi ka dhënë efektet e saj.

Të dhënat në lidhje me varfërinë në Shqipëri janë kokëforta

Shqipëria renditet si vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor. Banka Botërore në raportin e saj për vitin 2016, vëren se gati gjysma e popullisë së Shqipërisë jeton në kushtet e varfërisë së moderuar.
45.5% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, citon raporti i Bankës Botërore. Kurse,vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia janë në nivele shumë herë më të ulta të varfërisë, karahasuar me vendin tonë, po sipas të njëjtit raport.

Shkalla e varfërisë 2016 sipas Bankës Botërore

Shqipëri 45.5 %
Maqedoni 30.7%
Mali i zi 12.8%
Serbi 13.6%
Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave përqindja më e lartë e varfërisë në Shqipëri është në Qarkun e Kukësit me 22,5 % dhe më e ulta në Gjirokastër me 10,6 %.

Artikulli paraprakPër 25 vite, Shqipëria tkurrje edhe me 300 mijë banorë
Artikulli tjetërI vetmi vend në rajon që paguajmë për tekstet shkollore, Basha: Të jepen falas!