Raporti mjeko-ligjor: Shqetësuese gjendja shëndetësore e gazetarit, reagon Presidenti

Gazetari Alfred Lela ka publikuar raportin mjeko-ligjor për pasojat e dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia mëngjesin e 17 Majit para Teatrit Kombëtar, në protestën që u zhvillua për mbrojtjen e godinës.

Bie në sy se ky raport e ka nxjerrë shqetësuese gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa gazetari shkruan përkrah fotove se, Rama-Lleshaj dhe ndërkombëtarët të cilët e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.

Lela paralajmëron se çështjen do ta dërgojë në gjykatë që pavarësisht vendimit që do të marrë kjo e fundit, sipas gazetarit “atë zë që kam nuk ma heshtin dot”

Presidenti Ilir Meta ka komentuar daljen e analizave mjeko-ligjore për gazetarin Alfred Lela duke shpërndarë një status të këtij të fundit.

Meta shkruan përkra statsusit që ka shpërndarë, se dhuna dhe ato pamje të turpshme sipas tij, nuk kishin nevojë për ekspertizë.

“Dhùna dhe ato pamje të tùrpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakPara dhe vota! Mediat italiane: Një ‘det’ me drogë nga Shqipëria drejt Italisë!
Artikulli tjetërRritet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali