Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit: Shqipëria, me 12 plazhe të ndotura

Një raport i fundit i publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit e rendit Shqipërinë në 3 vendet e fundit në Europë sa i përket cilësisë së ujit të plazheve. Vetëm 75% e plazheve në Shqipëri vlerësohen në raportin e fundit të EEA me cilësi të ujërave të mirë. Nga 107 plazhe të monitoruara, 12 prej tyre janë cilësuar si të ndotura.
Në raport theksohet gjithashtu se krahasuar me vitet e mëparshme, cilësia e ujërave është përmirësuar, kjo edhe falë programeve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian.
Bashkimi Europian dhe vendet anëtare kanë punuar në vite për të përmirësuar cilësinë e ujit. Sot, cilësia e ujit në Europë është shumë herë më e pastër se 40 vite më parë, ku sasi të mëdha të ujit të pa trajtuar apo pjesërisht të trajtuar dhe ujit industrial derdheshin në këto plazhe.
Shtetet me plazhet më të pastra janë: Luksemburgu (100%), Malta ((98.9%), Qipro (97.3%), Greqia (95.9%) dhe Austria (95.1%). Ndërsa shtetet me cilësinë e ujërave të plazheve më të dobët janë: Sllovakia, Suedia, Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria. Ndotja e ujit nga fekalet mbetet një rrezik për pushuesit vëren raporti, pasi bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Shkaku kryesor i ndotjes janë shkarkimi i ujërave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumenjtë, në veçanti pas reshjeve të shumta.

Artikulli paraprakMediat italiane: Skandali Xhafaj në Shqipëri po dridh qeverinë socialiste të Edi Ramës
Artikulli tjetërSheqeri, po aq helmues sa duhani