Ramushi vs Edi dhe Facebook në mes

Dritan KABA

Kur Edi lyente me bojë të kuqe korridorin e ministrisë dhe e tregonte si “heroizëm”.
Ramushi me vëllezër vadisnin me gjak pemën e lirisë së Kosovës.
Në fakt në kohën e Facebook tradhtarin, hajdutin, mashtruesin dhe lapanjgjozin e dallon shumë më shpejt.
Heronjtë nuk kanë nevojë për Facebook, se gjithmonë i janë kënduar këng dhe treguar trimëritë, betejat, fitoret, gjaku i derdhur në kuvende burrash, oda miqsh, oborre shtëpish dhe në ninulla djepi.
Në këto kohë të Facebook as e komandon dot as e manipulon dot mendimin e lirë të shqiptarëve, si dikur me Radio Tirana me kanalin për bashkatdhetarët, as me veprat prej lëkure të Enverit dhe me ATSH.
Sot të vërtetën nuk e burgos dot. As e var në mes te sheshit, as e internon në këneta dhe maja malesh.
Sot e vërteta për hir edhe të Facebook fluturon shumë më shpejt se zogjtë, zbret nga qielli më shpejt se shiu, ndrin më shumë se dielli.
Armiqtë e së vërtetës vetëm e anatemojnë gjithçka që e shpërndan atë. Siç anatemojnë, shajnë, kërcënojnë, ofendojnë këdo që nuk e blejnë dot.
Sot është e thjeshtë të dallosh vlerat nga plehrat!

Artikulli paraprakNjë projektligj i modelit të periudhës së diktaturës komuniste
Artikulli tjetërKomandant “gjarpri” dhe vrasja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Ali Uka në Tiranë