Rama urdhëron Llesh kimikun të nisë arrestimet politike, policia terror në Dibër…

Rama ka urdhëruar Llesh kimikun të nisë arrestimet politike ndaj protestuesve. Gjatë ditës së sotme terrori policor ka pushtuar Dibrën dhe janë vënë në pranga dejtues lokalë të opoziëts.

Policia ka arrestuar ditën e sotme nënkryetarin e PD në Dibër, Ilir Hysa. Arrestimi i tij vjen pas përplasjeve të forta në KZAZ-në numër 19 në Dibër disa ditë më parë.

Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazidede.

Ndërkohë, pak ditë më parë në pranga ra dhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça, i cili u ndalua në doganën e Blladës. Dy nënkryetarët ishin në kërkim, ndërsa PD e Dibrës ka gjithsej tre nënkryetarë.

Nënkryetarët e PD bashkë me protestues të shumtë po protestonin kundër zhvillimit të zgjedhjeve dhe në respekt te ligjit dhe kushtetutës.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Për ndonjërin që dyshon në shëmtinë e farsës moniste të Edvin Kristaq Mafias
Artikulli tjetërGeorge Soros accused by Albania’s president of ‘conspiracy’ aimed at destabilizing country