Rama u sulet gazetarëve pse e pyetën a do t’i anulojë PPP-të…

Kryeministri Edi Rama vazhdoi që të mbrojë koncesionet pas një propozimi të opozitës për gjetjen e rrugëve që të përballohet kriza e rëndë pas tërmetit.

Kreu i qeverisë tha se, nuk mund të ndalonte shërbimet për një pjesë të popullsisë për të ndihmuar një pjesë tjetër. Ai i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të ulen në tryezë.

“Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri, të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që iu ra trupi rehat aq sa mund t’u bjerë atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup? Duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Në asnjë mënyrë”, tha Rama.

Kryeministri u përplas edhe me një gazetare, që e pyeti nëse shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se emergjencat civile në Shqipëri dhe forcat e kërkim-shpëtimit nuk kishin pajisjet e duhura

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…

Gazetarja: Që e kemi parë!

Rama: Që e keni treguar.

Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!

Rama: Që ju e keni treguar. Njësitë tona të kërkim-shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim-shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.

Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.

Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.

Artikulli paraprakNjë kryeministër që shëtit me ‘tesbih’ në dorë mbi gërmadhat e papërgjegjshmërisë së vet
Artikulli tjetërVokshi i përgjigjet Ramës: Sulmon gazetarët për të mbuluar përgjegjësitë në keqmenaxhimin e emergjencës