Rama tutor politik, Reforma në Drejtësi në pikë të vdekur

Nga Petrit Vasili

Sot Reforma në Drejtësi është në pikë të vdekur.
Moralisht të gjithë shqiptarët përjetojnë shembjen përdhe të një dogme, të një mashtrimi demagogjik dhe lindjen e rrëmbimit e të kapjes së drejtësisë nga kryeministri.
Sot kryeministri jep vete vendimin për ish-ministrin e proceduar për trafik droge dhe e shpall të pafajshëm pa folur gjykatat dhe i shpall se të gjithë duhet ti kërkojnë falje atij.
Sot vetë kryeministri bën gjoja ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës dhe i jep urdhrin drejtësisë se ku do ecë.
Sot prokuroria e kryeministrit mbyll pa i hapur padite për fajet penale të tij, si thirrja policisë, që të punonte për votat e Rilindjes.
Sot ndërkombëtarët vetëm për force zakoni thonë ndonjë fjale parafabrikat burokratik për Reformën në Drejtësi, pasi e kuptojnë që qorrsokaku i saj është pa kthim.
Tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjësimin e drejtësisë, që Shqipëria nuk e ka provuar kaq tragjikisht asnjëherë, as në kohë pushtimesh apo kthesash të forta politiko-shoqërore.
Shqipëria kishte dje një drejtësi me probleme, ndërsa sot nuk ka fare drejtësi, as si institucione, as si frymë dhe as si ndihmë e zgjidhje për qytetarët.
Është një faj shumë i rëndë i paramenduar dhe i pafalshëm i kryeministrit si tutori i zhbërjes sistematike të drejtësisë.
Fillimi i gjykimit të kryeministrit duhet nga zhbërja e drejtësisë dhe këtu 92% e shqiptarëve që besuan te reforma dhe u mashtruan prej tij paturpësisht, janë të gjithë të një mendjeje.

Artikulli paraprakDetja të reja nga vrasja e kryetarit të njësisë Administrative: Autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit
Artikulli tjetërEksperti gjerman: Situata katastrofale, sektorët strategjikë po i dorëzohen kompanive kineze e turke