Rama tmerrohet nga protesta madhështore, ja ku do t’ia mbathë nesër

“Dita dhe nata janë të popullit opozitar. Do vendosë populli opozitar, por një gjë e di, që do jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria deri sot. E ftoj krye Kreun e Meduzës të nderojë qoftë dhe një herë atë zyrë, e ftoj të qëndrojë në kryeministri”, deklaroi Berisha ditën e djeshme nga studio e Ora News.

Por duket se edhe këtë protestë mbarëkombëtare të opozitës kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta shmangë. Shefi i Qeverisë mësohet se do të jetë në një vizitë zyrtare në Kuvajt.

Protesta e tretë mbarëkombëtare e opozitës do të nisë në në orën 18:00 të të shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryeministria dhe policia kanë marrë masat e sigurisë. Mbrojtja e markizës në hyrje të godinës, gardhe rrethuese alumini, kamera sigurie, këto janë vetëm disa prej masave.

Artikulli paraprakGrabitja e 10 milionë eurove, monedha bie pikiatë në kursin valutor
Artikulli tjetërBodigardi i Arta Markut përplas gazetarin…