Rama tjetër skenar për të prishur protestën e studentëve

Pasi nuk arriti të bindë dot studentët për dialog, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim pedagogët, por që nuk ka lejuar mediat të jenë të pranishme. Takimi ka disa minuta që ka filluar.
Mesa duket Rama po përdor një tjetër strategji për të prishur protestën e studentëve, të cilët tashmë ja kanë bërë shumë të qartë se i vetmi dialog mes tyre dhe kryeministrit është plotësimi i 8 kërkesave.
Për takimin ka informuar vetë Rama në një postim në “Twitter” ku shkruan se pati dialog dhe falënderon studentët e pedagogët për mikpritjen.
“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun) 😉Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë😁Nesër vazhdojmë🤗”, shkruan Rama
Më herët studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave, deklaruan se ata që shkojnë në takimin me Ramën nuk përfaqësojnë studentët.

raaa

Artikulli paraprakStudentët mesazh Ramës: “Kemi vendosur të marrim situatën në dorë”!
Artikulli tjetërBora mbulon Kukësin, akset problematike në Veri