Rama tenton të futet si hajdut në studio, studentët e perzënë: Hajde në shesh

Studentët kanë reaguar me unitet edhe në studion e “Opinion” kur kanë mësaur se drejt asaj studio ishte nisur për të hyrë si hajdut, Edi Rama. “Mos të vijë, nuk duam ta shohim. Të vijë në shesh. Most ë përdorë këtë studio për negociata”, u shprehën studentët njëzëri.
Studentët pjesëmarrës në protestë kanë treguar në studion e emisionit “Opinion” mënyrën se si ka nisur protesta e tyre 1 javë më parë. Një student i arkitekturës ka thënë se pikërisht nga ky universitet nisi dhe protesta, kur ata u njohën në sekretari me VKM nr.288 që thoshte se një student përveç taksës është i detyruar të paguaje edhe për kreditet e provimeve të prapambetura. “Tarifa ka qenë 17.500 lekë të vjetra për një kredit, ndërkohë që tarifa e shkollimit është 400 mijë lekë në vit bachelori dhe 2 milion leke masteri total”, tha ai.
Një tjetër studente tha se sipas një përllogaritjeje të kryer nga lëvizja “Për Universitetin” një student i ardhur nga rrethet përgjatë një viti akademik në Tiranë, duke llogaritur tarifat e shkollimit, qeranë, transportin, librat, detyrat e kursit , veshmbathjet i duhet të shpenzojë 5 milion lekë të vjetra. Shumë nga studentët e pranishëm në studio kanë treguar se detyrohen që paralelisht të punojnë, ndërsa kryejnë studimet.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërFevziu vetëpropozohet si negociatori i Ramës: Vij t’u pyes në shesh për kërkesat që keni ndaj qeverisë