Rama: Teatri do të shëmbet. Aktori Vasili: Kumbaro dhe Veliaj na kanë thënë se do ndërtohet kullë

Aktori Leart Vasili është shprehur të mërkurën se ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u kanë komunikuar në një darkë se pas Teatrit Kombëtar do të ndërtohet një kullë.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja Mirela Kumbaro, na kanë thënë shprehimisht, aty ishim 25 persona, se ndërtimi do jetë i tillë, këtu është godina e teatrit dhe tek parkingu është kulla”,-tha Vasili.
Kjo deklaratë është hedhur poshtë menjëherë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili deklaroi përmes një sms-je se nuk do të ketë asnjë kullë tek teatri. Veliaj shprehu gatshmërinë për të ardhur në studion e emisionit ‘Opinion’, javën tjetër për të sqaruar një debat të tillë.

Rama: Teatri do të shëmbet

Kryeministri Edi Rama ka folur të mërkurën për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan në lidhje me zhvëndosjen e Teatrit Kombëtar. Rama theksoi se për të ndërtuar një teatër të ri, do të shembet i vjetri. Kreu i qeverisë bëri me dije se kjo është një temë e çelur 20 vite më parë, me emocionalitetin dhe racionalitetin e 20 viteve më parë që shfaqet dhe rishfaqet.
Ai tha se puna nuk qendron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur.
“Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shëmbet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godiën për Teatër Kombëtar i këtij vendi. Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar”,-tha Rama.
Kryeministri sqaroi se godina e Hidrologjisë është vendi për të bërë teatër dhe për të parë teatër. Sipas tij, godina ku do të zhvendoset teatri është 1 mijë herë vend më i rehatshëm, qoftë për të bërë teatër dhe qoftë për të parë teatër, seç është godina aktuale.

Artikulli paraprakSi po shuhet Shqipëria, vendi në depresion si i pari i qeverisë
Artikulli tjetërReagon Berisha: Rama, kullë 45 kate tek Teatri, një kat për Kumbaron. Të mbështesim artistët