Rama takohet me deputetët e Tiranës, Tahiri poston në foto qentë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse tashmë jashtë politike, nuk ka nguruar që të thumbojë vazhdimisht në mediat sociale politikanët.

Ndezja e motorëve të fushatës elektorale në Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2021, duket se ka ‘nxitur’ ish ministrin të publikojë një foto mjaft ‘thumbuese’ ku shihen dy qen kufiri duke e shoqëruar me mbishkrimin “Menjëherë pas mësimit”.

Postimi i ish-ministrit dhe ish-deputetit socialist të Tiranës, erdhi pikërisht në momentin e përfundimit të mbledhjes që zhvilloi kryeministri Edi Rama me deputetët e Tiranës, në selinë e Partisë Socialiste në orën 18 e 30.

Ish-kryetari i degës së PS-së në Tiranës, duket se ka dashur që të lëshojë një mesazh, duke lënë të nënkuptohet se deputetët e majtë i rreshtohen të gjithë në rresht kryetarit të PS-së, si qentë e kufirit para një vakti ushqimi.

Megjithatë, fotoja mund të jetë publikuar nga ish-ministri i Brendshëm, pa ndonjë kontekst të fshehur për të ironizuar partinë e cila e ka ‘harruar’ tashmë krejtësisht, pasi vazhdimisht ka treguar në mediat sociale që i ka pasion kafshët.

Artikulli paraprakQendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve: Vaksina kundër virusit do shpërndahet në fund të tetorit
Artikulli tjetër“Në foto jam, por çekun e bebes s’e mora”, postimi i gruas që zbuloi gënjeshtrën Ramës