Rama, studio personale pa leje tek ish Poligrafiku

Fotografi dixhital denoncon Edi Ramën që po ndërton studio dykatëshe për vete, pa lekë dhe pa leje. Ish kryeministri Berisha postoi dje denoncimin e një qytetari, sipas të cilit Rama po ndërton pa leje një studio personale për të pikturuar. “Përshëndetje Doktor, Po ju dërgoj këto foto bashkëngjitur. Janë bërë te ish-Poligrafiku. Janë ambiente të privatizuara nga Kryegjyshata e Bektashinjve, por të marra me qira nga Adi Muho (ose Murraj – s’jam shumë i sigurt për mbiemrin) me nja dy artistë të tjerë. Pothuajse çdo fundjavë Rama përdor ambientet e këtij Adit për të bërë pikturat e tij. Ndërsa në këto foto tregohen punimet që po bën Rama (me sa kam unë informacion pa leje ndërtimi) për studion e tij dykatëshe. Ndërtimi dhe ambientet ruhen tërë kohën me roje të Gardës. Po ju informoj gjithashtu se Rama ka qenë aty që nga ora 10.30 deri në 17.00 duke pikturuar ndërkohë që zhvillohej protesta dhe arrestoheshin qytetarët tek Parku i Liqenit, me respekt”.

Artikulli paraprakRaporti faktmbledhës i CIA-s: Qeveria dështoi me taksat dhe FMN
Artikulli tjetërS’ka kthim prone, por shitje me ankand