Rama shpërblen Plarent Ndrecën për nxjerrjen e tezës së Maturës

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca është shpërblyer me porosi të Ramës për vjedhjet dhe nxjerrjen e tezës së Maturës në këmbim të votës për PS. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas mesazhit të dërguar në adresë së tij nga një nëpunës.
“Denoncohet Rama! Ai urdhëron ndrikull Albana Koçiu, që në dhunim të ligjeve, të shpërblejë për vjedhjet dhe nxjerrjen e tezës së Maturës, Plarent Ndrecën. Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Berisha. Një skandal i padëgjuar ndonjëherë në administratën publike. Një koleg i yni nga Departamenti i Administratës Publike na konfirmoi atë që ne gjithmonë e kemi pas ditur: Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit nuk ka pasur status të nëpunësit civil, pasi ka një proces të hapur me tenderat 700 mijë euro të sportit. Por vetëm para pak ditësh mbasi Ministrja e Arsimit e pezulloi, DAP-i me urdhër të Ramës në mënyrë të përshpejtuar i ka miratuar statusin me urgjencë në mënyrë që të ketë mundësi ta rehabilitojë nëpërmjet Komisionerit të Shërbimit Civil.
Natyrisht pjesë e kësaj maskarade është edhe Albana Koçiu shoqja e tij e ngushtë. Lutem të bëhet publike nga ana Juaj që të ndërhyjë Zv/Kryeministrja me një hetim urgjent administrativ. Ndërkohë zoti Ndreca hyn fshehurazi në Ministrinë e Arsimit dhe bën mbledhje të paautorizuara me drejtorët dhe përgjegjësat e terrorizuar.
Qeveria me sa duket ka një hall të madh: duhet me çdo kusht të mbrojë Plarent Ndrecën, pasi me të palarat e tij do shkojë në burg, dhe po shkoi aty gjasat janë që “trimi” Ndreca të bëjë emrat e shefave veçanërisht ndrikull Viles, me të cilët ka ndarë lekët”, shkruan zyrtari.

Artikulli paraprakMaskat grabisin kasafortën e kantinës së verës në Durrës
Artikulli tjetërAdministrata në fushatë, shkarkohet drejtori i ISSH dhe drejtoresha e MAS