Rama sërish në Durrës me Dakon, i thotë se “po bën gati letrat”…

Pavarësisht se qëndroi për 12 vite në pushtet si një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë të Shqipërisë, në kohën kur tërmeti hodhi përtokë Durrësin, prezenca e Vangjush Dakos nuk u shqua së tepërmi në media.

Por këtë të enjte, teksa kryeministri vizitonte disa rrënoja në qytetin e Durrësit, pranë tij është shfaqur Vangjush Dako.

Edhe pse jo në rradhë të parë, atje ku qëndron kamera, Vangjush Dakon ndodhet prapa kryeministrit dhe në një moment komunikon me të për çështjen e disa letrave.

Dako i thotë se për “ato letrat” po bën ai diçka, teksa Rama i thotë “ok” ish- kryebashkiakut.

Ndërkohë, që pranë kryeministrit është shfaqur edhe ish-kryetari u bashkisë Durrës, Vangjush Dako, mëgjithëse pak në hijë dhe jo i fokusuar nga kamera ERTV.

Në momentin që transmetimi do të përfundonte dhe Rama po largohej, në kamera shfaqet Dako, që i thotë shefit dhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa Rama i përgjigjet shkurt: “Ok”.

Personi që filmon në televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar kryebashkiakun që ka drejtuar Durrësin për 12 vite, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.

Pas dorëheqjes së Valbona Sakos në krye të bashkisë Durrës u ëmrua Zhylien Varfaj, i cili ka qenë nënkryetar në kohën e Dakos, dhe njihet si njeri i afërt i tij.

RAM

Artikulli paraprakIsh-deputetja publikon fotot e pallatit në Lezhë: U desh ta vizitonte kryetari i PD që ekspertët ta vlerësonin dhe t’i vinin shiritin
Artikulli tjetërKryefamiljari: Marr 48 mijë lekë asistencë sociale, më mirë të rrish rrugëve sesa të presësh qeverinë