Rama së shpejti në Vlorë! Drejtuesit e shkollave presion nxënësve që të mbushin sheshin

Kryeministri Rama pritet të shkojë shkojë në Vlorë për takim elektoral me të rinjtë e qytetit.

Në zbatim të urdhrit të mbushjes së foltores së takimit, në çdo gjimnaz shtetëror, sidomos ndaj viteve të treta, kanë filluar ultimatumet në formën e presioneve ndaj çdo nxënësi për pjesëmarrje, nga vet drejtorët e shkollave!

Çdo gjimnazist i qytetit duhet të jetë aty të duartrokasë “atë” që i detyron dhe i jep një arsye më shumë çdo ditë rritjes së nevojës së menjëhershme (sidomos atyre mbi 18 vjec) për tu larguar nga vendi.

E dhimbshme është fakti se hija e ligë e pushtetit po hyn me forcë në bankat e shkollave, duke ushtruar trysnine e ndjekjes dhe më vonë votimit të partisë!

Ditët e numëruara të partisë në pushtet dhe vet “atij” që detyron çdo ditë të rinjtë të largohen një ore e më parë nga vendi, i ka katandisur të ndërhyjnë dhe në shkolla, për të grumbulluar vota, që kurrë s’ka për ti marrë!

Bojkotimi i takimit të tij të dështuar do jetë ajo ç’ka do i japi çdo i ri vlonjat, në çdo takim të tij dhe përgjithmonë!

Artikulli paraprakMjekja shqiptare në Gjermani: Vdekshmëria nga Covid-19 është ulur, shumë vende po e kalojnë valën e dytë
Artikulli tjetërDëgjojeni vemjen/ Paloka publikon videon: Rama i tmerruar nga humbja, Veliaj zbulon planin për 5 parti të reja