Rama rikthen drejtorët e larguar për korrupsion, ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës emërohet në Durrës

Në fund të muajit korrik 2017, gjatë takimit me drejtorët e ZRPP-ve, Edi Rama shkarkoi në bllok të gjithë drejtorët e kadastrave (hipotekave) në vend.

“Pa përjashtim, duhet të jepni dorëheqjen të gjithë, pasi keni torturuar njerëzit për kohë me radhë”, tha Rama atëherë dhe ashtu ndodhi.

Por tani në prag fushate, shumë prej tyre po riciklohen dhe po emërohen në detyra të ndryshme. Një nga më të përfolurit e listës së mëposhtme, ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Rezart Elmazi, është emëruar këtë të hënë si kreu i ri i Kadastrës në Durrës. Elmazi në kohën që drejtonte hipotekën e Vlorës, njihej në qytet, edhe si `zari i Alket Hysenit”.

Ai ka zënë vendin e Artur Çobanit, i cili kishte një vit që drejtonte hipotekën e qytetit bregdetar.

Lista e plotë e drejtorëve të përzënë në vitin 2017

BERAT: Robert Poçi
BULQIZË: Veap Halili
DEVOLL (Bilisht):  Valbona Beshi
DIBËR  (Peshkopi):  Fatmir Mikli
DURRËS: Adrian Kona
ELBASAN: Oltion  Kokunja
FIER: Mimoza Kola
GJIROKASTËR: Meleq Karabina
GRAMSH: Flamur Hasa
HAS (Krumë):  Fadil Mazrreku
KAVAJË:  Helenida Sava
KOLONJË(Ersek):  Arben Dauti
KORÇË: Klajdi Terova
KRUJË:  Astrit Baku
KUÇOVË: Gentian Islami
KUKËS: Defrim Korbi

LAÇ (Kurbin):  Ertila Nikolli
LEZHË: Artan Djala
LIBRAZHD: Bledi Koçi
LUSHNJE: Eris Stambolliu
MALËSI E MADHE: Fatmir Shpellzaj
MAT:  Erjon Gjestila
MALLAKASTËR:  Besmir Selami
MIRDITË (Rrëshen):   Agostin Picaku
PEQIN:  Rexhep Bica
PËRMET:  Gentjan Kukureci
POGRADEC: Leonat Muskollari
PUKË;  Tonin Bala
SARANDA:  Alba Kola
SHKODËR: Ilir Dibra
SKRAPAR:  Rezart  Hoxha
TEPELENË: Pellumb Milori
TIRANA:  Lediana Bardhi
TROPOJË:  Xhavit Çela
VLORË:  Rezart Elmazi

Artikulli paraprakQeveria u vjedh mësuesve orët shtesë. Vokshi: PD në qeveri do të paguajë për sakrificën e mësuesve
Artikulli tjetërZbulimi i hershëm i Tumoreve të Gjirit shpëton jetë!