Rama refuzon shkollën publike për të birin, 20 mijë euro në vit në shkollën private

Zaho Rama, djali i kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk është rreshtuar me të gjithë nxënësit e tjerë shqiptarë në ditën e parë të shkollës. Ai ka patur fatin që të futet në shkollën më të shtrenjtë në Shqipëri, bashkë me fëmijët e tjerë të privilegjuar.

Dosja.al mëson se djali më i vogël i kryeministrit Rama është regjistruar në shkollën që një curriculum amerikan dhe procesi mësimor zhvillohet në të njëjtën mënyrë që zhvillohet në shkollat në SHBA.

“Tirana International School” është shkolla private ku është regjistruar Zaho Rama, e cila e ka tarifën, të paktën 20 mijë euro në vit. Nga ana tjetër, kryeministri Rama, në shumë video dhe takime propagandon shkolla publike, për të cilat shprehet se janë të rikonstruktuara dhe ofrojnë mësimdhënie në mënyrën e duhur për çdo fëmijë.

Por nëse kjo gjë është e vërtetë, përse Rama po paguan tarifën e kripur për të shkolluar të voglin e tij?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Përse Zaho nuk shkoi sot, njësoj si të gjithë 7-vjeçarët shqiptarë të cilët me maska në fytyrë u vunë në rresht dhe duke ruajtur distancën nga frika se mos infektohen me Covid-19? Prindërit shqiptarë sot qëndruan pas hekurave e në ankth për të marrë vesh ndonjë gjë për fëmijën e tyre, por me siguri familja Rama ka qenë mjaft e qetë.

20 mijë euro në vit nuk mund t’i pagujë asnjë punonjës i thjeshtë në Shqipëri për shkollën e një fëmije, kështu që Zaho nuk është ndeshur as me radhë të gjata, as me fluks njerëzish dhe se me frikën e infektimit.

Artikulli paraprakGazetari shqiptar në New York nderohet nga Bashkia e Bronx-it
Artikulli tjetërKryetari i PD Fushë-Krujë, Loka denoncon mungesën e shkollave në Njësinë Bubq