Rama po bën prapë dasëm pa nuse. Basha: Negociatat hapen pas plotësimit të 9 kushteve

Lideri i opozitës, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me mediat u shpreh se, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat.

Basha u shpreh se, për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit.

“Në emer të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjijë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat. Për këtë duhet një lexim realist i situatës, çka mungoi dje.

Për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi ramës në dasmën pa nuse. Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara.

E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza. Për herë të parë kemi nje mekanizëm me dy faza, ndërkohë që maqedonise kapitujt do tli përcaktohen që në konferencën e parë. Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakFqja e pare
Artikulli tjetërGazetari i Euronews: Rama po feston 9 kushtet e vendosura nga Gjermania