Rama përdori pandeminë për të vjedhur shqiptarët‘’. Koduzi: Raporti i Together for Life konfirmon akuzat e PD. Miliona euro tendera sekretë e prokurime korruptive për përballimin e COVID-19

Kordinatori kombëtar për shëndetësinë në PD, Gazment Koduzi akuzon qeverinë se ka përdorur pandeminë për të vjedhur shqiptarët.Miliona euro tendera sekretë e prokurime korruptive për përballimin e COVID-19 deklaron Koduzi. PD i bën thirrje SPAK të hetojë tenderët korruptiv të qeverisë të cilat po pamundësojnë gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve dhe po i varfërojnë ata.

Deklarata e plotë

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kursyen as pandeminë për të vjedhur shqiptarët përmes tenderëve dhe koncesioneve korruptive.

Shqipëria renditet sot si vendi më i korruptuar i Europës sipas Raportit të Transparency Internacional.
Nga premtimi për shëndetësi falas, në fakt shëndetësia u kthye në gropën e zezë të korrupsionit e cila ka detyruar shqiptarët të paguajnë nga viti në vit edhe më shumë para nga xhepat e tyre për shërbime shëndetësore.

Në një raport të fundit të Organizatës Together for Life theksohet se mbi 55% e tenderëve të zhvilluar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021 në shëndetësi kishin vetëm një operator pjesëmarrës në garë. Edhe aty ku u përdor garë e hapur ajo nuk ishte rale pasi kriteret u përpiluan për të favorizuar kompanitë e lidhura me autoritetin kontraktor.

Që nga fillimi i pandemisë autoritet shëndetësore zhvilluan 198 procedura prokurimi mbi përballimin e Covid-19 me vlerë mbi 35 milionë euro. Gjysma e tyre, u bënë vetëm me një operator konkurrues, të cilët përfituan në fondin limit
Nga marsi 2020 deri në maj 2021, institucionet e shëndetësisë kontraktuan 60 kompani për furnizime me materiale, që kishin lidhje me pandeminë, nga të cilat 11 kompani, ishin sekrete, procedurë e cila i mundëson qeverisë të mos bëjë transparencë e parave e të fshehë abuzimin.

Në raport veçohet prokurimi i drejtpërdrejtë për blerjen e 54 respiratorëve me 1.1 milionë euro, nga të cilat një kompani fituese e kontratës sekrete solli vetëm 5 respiratorë.
Abuzimi me tenderët e shëndetësisë paraqitet edhe në raportin e Transparency International ku theksohet se qeveria ka përdorur pandeminë e Covid-it si pretekst për të mos dhënë informacion për shpenzimet publike e po kështu edhe FMN-në thotë se prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente.

Korrupsioni dhe abuzimi me tenderët ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për institucionet ndërkombëtare.
Gjykata Europiane e Auditit ka theksuar se në Shqipëri 30% e tenderëve publikë janë të paracaktuara.

Ne i bëjmë thirrje SPAK të hetojë tenderët korruptiv të qeverisë të cilat po pamundësojnë gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve dhe po i varfërojnë ata.

Askush nuk habitet sot se si Rama vjedh shqiptarët me tenderë e koncesione
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Artikulli paraprakIna Zhupa publikon videon pas inspektimit në Sharrë: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare. Ku kanë shkuar miliona euro? Me Ramën në krye nuk ka zhvillim
Artikulli tjetër“Ditë e re, mashtrim i ri”, PD nxjerr videon: Berisha sulmon demokratët dhe bën aleancë me Qifen, Dakon e Doshin