Rama nxjerr Ballën për t’i mbajtur uturakun Frrok Çupit

Opinioni publik ka shpërthyer në revoltë për sulmet monstruoze të Frrok Çupit në studion televizive ndaj ish-deputetes së PD, Grida Duma, por Rama ka nxjerrë Taulant Ballën për ta marrë në mbrojtje këtë pervers që është vënë në shërbim të Rilindjes.

Se kujt i shërben Frok Çupi nëpër studio televizive ku sistematikisht provokon dhe intimidon kritikët e qeverisë, e ka zbuluar hapur më në fund vetë Taulant Balla.

Pas shfaqjes së turpshme që Çupi dha mbrëmë në emisionin ‘Open’, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë në mbrojtje analistin e partisë, madje edhe duke montuar një video duke nxjerrë nga konteksti debatin në rrëfim të drejtë.

Balla shkruan ‘i revoltuar’, se si mundet që t’i thuhen ato fjalë një demokrati si Çupi!

‘Keqardhje të shohësh degradimin e Partisë Demokratike, e cila erdhi në jetë me thirrjen ‘ta bëjmë Shqipërinë, si gjithë Europa’. Si mundet të zbrazë gjithë fjalorin e rrugës kundër një demokrati si Frok Çupi, themelues i PD dhe Drejtuesi i Parë i Rilindjes Demokratike, RD’, shkruan Balla dhe postin videon e debatit!’, merr në mbrojtje Balla Çupin.

Kujtojmë se pas shfaqjes së djeshme të turpshme dhe jashtë çdo etike që dha live Frok Çupi, ditën e sotme ka pasur një lumë revolte në rrjetet sociale dhe nga mjaft individë publik.

111 2

Artikulli paraprak“Venecia” rrëzon Ramën me deklaratën e fortë: Ndryshimet kushtetuese jo demokratike!
Artikulli tjetërGrida Duma i përgjigjet Frrok Çupit: Përgjigjja do të jetë edhe më e fortë se sa e meritojnë batakçinjtë!