Asnjë deputet Ramës në Kukës, shporrini rrënuesit

Lulzim Basha u kërkoi qytetarëve të Kukësit të votojnë programin ekonomik të demokratëve për t’i dhënë fund papunësisë dhe varfërisë. Basha tha se vota për numrin 6 është ndryshimi ekonomik për banorët e Qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë sepse do të ulen taksat, do të rritet konsumi, do të jepen para në dorë për fermerët dhe do të mbështeten familjet në ndihmë ekonomike.
“E vetmja zgjidhje është plani ekonomik i Partisë Demokratike. Është plani im ekonomik i hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë të lokomotivës europiane të ekonomisë të Angela Merkel. Objektivi i këtij plani është që shqiptarët, kuksianët, hasianët, tropojanët, të mos ia mbathin nga shtëpitë e tyre për të shkuar në vende të huaja, por këtu në Kukës, Has e Tropojë e në gjithë Shqipërinë të krijojmë kushte për ekonominë e fortë, për vendet e punës që mungojnë. Dhe kësaj do t’ia dalim së bashku. Ndryshimi për të cilin votoni më 25 qershor është ndryshimi ekonomik. Janë taksat e ulëta, është ulja e TVSH-së, është largimi njëherë e mirë i terrorit mbi sipërmarrjen dhe njerëzit e thjeshtë. Është mbështetja me subvencione për fermerët kuksianë, hasianë dhe tropojanë. Është injektimi i 400 milionë eurove në xhepat tuaja vetëm me uljen e TVSH-së për të ringjallur konsumin, prodhimin dhe vendet e punës. 0 vende pune, 0 subvencione, 0 ndihmë për Qarkun e Kukësit nga rilindja. Ndaj do ta nxirrni Ramën me 0 deputetë”, tha Basha. Kreu i demokratikëve tha se Edi Rama nuk krijoi mirëqenie për shqiptarët dhe premton të njëjtat edhe pas 4 viteve në pushtet. “Edi Rama nuk gënjen dot askënd. 4 vite më parë premtoi dhe nuk i mbajti premtimet. Nuk i mbajti sepse nuk kishte prioritet mirëqenien, punën, ekonominë tuaj, por kishte prioritet tekat e qejfet e veta”, tha Basha. Basha akuzoi Ramën se pas 4 vitesh vjen me të njëtat premtime, të cilat i braktisi, ndërsa tha se plani ekonomik i Partisë Demokratike i hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë europianë, do të nxjerrë ekonominë nga kriza dhe do të sigurojë mirëqenie për qytetarët. Nga Kukësi ku përmbylli fushatën elektorale, Lulzim Basha, u kërkoi qytetarëve të votojnë programin ekonomik të demokratëve për t’i dhënë fund sipas tij papunësisë dhe varfërisë. Vota për Partinë Demokratike, tha Basha, është ndryshim ekonomik për banorët e Qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, pasi sipas tij do të ulen taksat, do të rritet konsumi, do të mbështeten fermerët dhe familjet në ndihmë ekonomike. “Objektivi i këtij plani është që jo më shqiptarët, kuksianët, hasjanët dhe tropojanët t’ia mbathin nga shtëpitë e tyre për të shkuar në vende të huaja, por që këtu të krijojmë kushtet për ekonominë e fortë, rritjen ekonomike, vendet e punës që mungojnë. Dhe kësaj do t’ia dalim së bashku, ndryshimi për të cilin votoni më 25 qershor është ndryshimi ekonomik”, tha Basha. Në Kukës, tha Basha, Rama do të dalë me zero deputet. “Vëllezër dhe motra socialistë të Kukësit, Tropojës dhe Hasit, a bëri një gjë të vetme këto katër vjet Edi Rama për ju? Asnjë gjë të vetme, zero. Me zero përcilleni më 25 qershor. Asnjë deputet të Edi Ramës, mashtrimit të tij, mos dërgoni në Kuvend. Ndëshkojeni për braktisjen e çdo premtimi. Niseni me zero deputetë për të, me tre deputetë për Republikën e re”, tha kreu i PD. Kryetari i opozitës i kërkoi banorëve të Qarkut Kukës që të ndëshkojnë më 25 qershor me votë Ramën për braktisjen e çdo premtimi, për diskriminimin ndaj tyre. “Ndëshkojeni për braktisjen e çdo premtimi, për diskriminimin ndaj jush, për pabesinë ndaj jush, për zhgënjimin e madh në zemrat tuaja edhe ju të majtë dhe të majta në Kukës”, tha kreu i PD. Basha kishte dhe një paralajmërim për Safet Gjicin, kandidat i PS-së në Qarkun e Kukësit, ku i tha që të mos tentojë të prekë votën e qytetarëve pasi e pret burgu.

Artikulli paraprakMedia gjermane: CDU e Merkel ndihmoi PD për një program fitues në zgjedhje
Artikulli tjetërSpitali Amerikan i ofroi reklama gazetës kundrejt “lënies rehat”