Media gjermane: CDU e Merkel ndihmoi PD për një program fitues në zgjedhje

Pak ditë përpara zgjedhjeve, një prej portaleve më të njohur gjermanë, “Web.de”, ka përgatitur një analizë për zhvillimet e fundit elektorale në Shqipëri. Shkrimi ka nota optimiste për zhvillimet postzgjedhore në vendin tonë, duke paralajmëruar “një fillim të ri” për Shqipërinë.
Në artikull theksohet se partia e kancelares Merkel, CDU, ka ndihmuar opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha, për të përpiluar një program fitues ekonomik për Shqipërinë e ardhshme.
Sipas “Web.de”, pritshmëritë janë të mëdha që zgjedhjet e 25 qershorit në vendin tonë, të shënojnë një kapitull të ri për Shqipërinë.
“Më së pari janë të huajt që shpresojnë se vendi më në fund të hyjë në një rrugë më të mirë. Kjo për shkak se një sondazh i fundit thekson se 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.
CDU ka ndihmuar në mënyrë intensive demokratët në opozitë për të formuluar programin ekonomik, që do të krijojë vende të reja pune.
Shefi i partisë dhe drejtuesi i opozitës, Lulzim Basha, vizitoi Amerikën pak përpara zgjedhjeve, ku mori edhe urime”, thuhet mes të tjerave në këtë shkrim.

Artikulli paraprakOSBE shton numrin e vëzhguesve për zgjedhjet në Shqipëri
Artikulli tjetërAsnjë deputet Ramës në Kukës, shporrini rrënuesit