Rama nis fushatën elektorale në Kavajë, përdor fondet e investitorëve të huaj për përfitim të pastër politik

Nga Isa SAKJA

Qeveria zbriti sot ne Kavaje duke nisur keshtu fushaten elektorale e duke perdorur fondet e Investitoreve te huaj per perfitim te paster politik.

Dy shkollat qe po ndertohen pas demtimit nga termeti dhe kompleksi i banesave ku do te strehohen banoret, shtepite e te cileve u demtuan nga termeti i sherbyen si sfond elektoral mesymjes qeveritare, edhe pse sic pohoi edhe vete Rama, ende nuk ka nje projekt gati per kete kompleks.

Ajo qe nuk e tha eshte se kjo mungese qe rendon mbi qytetaret kavajas te demtuar nga termeti vjen si pasoje e mosmarreveshjeve te tre institucioneve : Bashki, Fondi i Zhvillimit dhe Ministri e Rindertimit

Çfare nuk u tha tjeter ne kete vizite elektorale dhe ku fle lepuri i propagandes mbi demshperblimin e banoreve???
Cilat jane pikat qe kane nevoje per sqarim per qytetaret?

1 Cenimi i te drejtes se gezimit te pronesise
Referuar ne “AKTIN NORMATIV Nr. 9, datë 16.12.2019 PËR PËRBALLIMIN E PASOJAVE TË FATKEQËSISË NATYRORE” ne nenin 5 pika 3 citohet:

Nuk është subjekt përfitues individi ose familja që ka në pronësi ose posedim të ligjshëm, më shumë se një banesë, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, pavarësisht nëse banesa që është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore ka qenë vendbanimi i zakonshëm. Në rast se të gjitha banesat në pronësi ose në posedim janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, individi ose familja përfiton, sipas parashikimeve të këtij akti, vetëm për banesën që në datën e fatkeqësisë natyrore përdorej si vendbanim i zakonshëm. Nëse pas përfitimit, sipas kësaj pike, banesa ose banesat e tjera të familjes përfshihen në planin e detyruar vendor, përfitimi i sipërfaqeve në ndërtimet e reja do të kryhet sipas parashikimeve të këtij akti.

Me percaktimin e mesiperm qe I behet pronareve te 2 apo me shume pasurive (banese apo apartament) te cileve I eshte klasifikuar pasuria e tyre si objekte per shembje, nuk perfitojne vetem se 1 banese. Sa I takon baneses/banesave tjeja ato I humbet njeher e pergjithmone.

2- Moskompensimi i apartamentit / baneses po ne te njejten siperfaqe ndertimore te cilen e gezoje perpara dates 26.nentor 2019

Sipas Vendimit Nr. 5, datë 6.1.2020 “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR PËRFITIMET NGA PROGRAMI I GRANTEVE TË RINDËRTIMIT DHE PROJEKTET MODEL” tabela A, familjet te cilat posedojne banesa 2-3 kateshe te konstatuara per prishje por qe ne perberjen familjare te dates 26 nentor 2019 figurojne deri ne 2-4 anetare nuk mund te marrin me shume sesa 80m2 ndertim. Kjo nenkupton humbje te konsiderueshme siperfaqe ndertimore te cilat jane ndertuar me shume mund e sakrifica pergjate viteve.

3- Moskonkretizimi i demshperblimit kundrejt bizneseve apo aktiviteteve ekonomike
Referuar Vendimit Nr. 6, datë 6.1.2020 “PËR KUSHTET, KRITERET DHE PROCEDURAT PËR ZBATIMIN E MASAVE TË RIMËKËMBJES EKONOMIKE” kreu “I” pika 3 a) citohet:
Përfitojnë nga masat e rimëkëmbjes ekonomike:

  1. a) personat dhe tregtarët e shoqëritë tregtare, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në bashkitë dhe njësitë administrative, në territorin e të cilave është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore;
    Ne bashkite e demtuara nga termeti i nentorit 2019, konkretisht ne bashkine Kavaje, asnje subjekt ekonomik apo tregtar nuk ka perfituar nga kjo mundesi. Keto biznese duhet te ishin te parat qe duheshin perkrahur nga qeveria shqiptare apo pushteti lokal duke e ditur mjaft mire qe shume njerez rrezikojne te humbasin vendin e punes apo edhe rrezikun e falimentimit te bizneseve te tyre.
    Por askush nuk e ve ujin ne zjarr per mosfillimin te procesit te perfitimit te ketyre subjekteve ekonomike nga grantet e percaktuara ne aktet normative.
    Drejtuesit lokale???
    Ata jane nje shaka e madhe…
  1.  

Artikulli paraprakTjetër skandal! Qeveria largoi kompaninë greke për të paguar mikun e Taulant Ballës, Shqipëria gjobitet me 44 milionë euro
Artikulli tjetërSuarez braktis Barcelonën, zgjedh Juventusin