Rama: Nga nesër kush shkel ligjin dënohet si tradhëtar lufte!

Kryeministri Rama në një komunikim në rrjetet sociale është shprehur se kushdo që shkel ligjin në këtë luftë me virusin, do të dënohet si tradhëtar.

Rama u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të përballet me policinë dhe me ushtrinë, që janë të autorizuar që të përdorin edhe forcën, në mënyrë që askush të mos dalë jashtë shtëpisë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet shëndeti i të gjithëve.

Kreu i qeverisë shtoi se orari i ri nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës për lejimin e qarkullimit do të qëndrojë në fuqi gjatë gjithë javës që vjen. Administrata do të punojë nga ora 05:00 deri në 13:00 dhe kush punon në zyrë nuk do të marrë makinën personale për të shkuar në zyrë.

Pjesë nga fjala e Ramës
Qendrimi në vend, ulur me të tjerë, në lagje nuk do të tolerohet më. Nuk do të mjaftohet më me gjoba, policia do të monitorojë çdo lagje në Tiranë dhe Durrës, duke i forografuar në një listë të zezë tradhëtarësh të gjithë ata që lozin domino, apo grumbullohen në lagje.

Do t’iu mohohet çdo lloj ndihme shtetërore, do tiu mohohet çdo lloj ndihme financiare, çdolloj burse për studentësh, qoftë edhe nëse janë pensionistë do të penalizohen.

Një pakicë e vogël të pabindurish, do të trajtohen njësoj si tradhtarët e luftës.

Do të përdoret uji dhe gazi lotsjellës në rast se është e nevojshme. Sot askush nuk kërcënohet nga vdekja për shkak të urisë.

policia 1

Artikulli paraprakShqipëria rrezikon të mbetet pa mallra nga jashtë, shoqëritë e transportit peticion Ramës, ja çfarë i kërkojnë
Artikulli tjetërIsh-Presidenti: Nxjerrja e blindave dhe ushtrisë në rrugë projekton një rrezik e përplasje të madhe