Rama mesazh SPAK: Vangjush Dakon e kam dhe do ta kem mik, nuk pyes për DASH

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Opinion’ ka mbrojtur sërish ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Ndërkohë që gazetarët në studio e pyetën për akuzat ndaj Dakos dhe shpalljen nongrata nga që Departamenti Amerikan i Shtetit, Rama tha se, nuk e dikton ky departament miqësinë e tij.

Kjo deklaratë e kryeministrit ishte një mesazh për SPAK dhe prokurorët që po hetojnë dosjen “339”, atë të tërmetit të 26 nëntorit dhe jo vetëm.

Sipas shefit të qeverisë, edhe në burg, Dako do të mbetet miku i tij. “Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti …nuk ma përcakton Departamentit i Shtetit mua kë kam mik e kë jo .Mua më përcakton morali im dhe bindja ime …edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë …kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar as kemi bashkëpunuar as kemi kukuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të Republikës të Shqipërisë asnjë…”, tha Rama.

Departamenti i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, Vangjush Dakos dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni. Por mesazhi i Ramës për drejtësinë në vend është mëse i qartë.

vangjush dako 4

Artikulli paraprakPaloka: Rama i telefonon vetë kriminelët, kontaktet në Shkodër kur…
Artikulli tjetërVjedhja 6 milionë euro me koncesionin e Sterilizimit, paguhet 135 euro për një lindje normale kur duhen vetëm 2.5 euro