Rama me charter, mësuesit në Durrës 5 muaj pa transport të paguar

Mësuesit e fshatrave të Durrësit kanë 5 muaj që nuk marrin pagesat e transportit në përputhje me ligjin.
Denoncimi është bërë nga një mësues, i cili i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha.
Mësuesi shkruan se kanë frikë të ankohen në zyrën arsimore pasi kërcënohen direkt nga drejtuesit e tyre.
Berisha shkruan nga ana e tij se mësuesit nuk i paguajnë ndërkohë që Kryeministri udhëton me avionë dhe helikiptërë special.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha
Mesuesve nuk u paguajne ne perputhje me ligjin transportin ndersa vete Piktori deshtak udheton me helikopter dhe avion special!
Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor Berisha vazhdojn talljen me ne mesuesit qe punojme ne fshatrat e durresit,kemi 5 muaj pagese per transportin nuk kemi marre, kemi frik te ankohemi neper zyra arsimore direkt kercenime na shikojn me inat. publikoje ju lutem e di qe sdo e marrin per baze po thjesht sa me u shfry!turp per kte qeveri”.

Rama1535200993

Artikulli paraprakAnçelotti me “katër yje”!!!
Artikulli tjetër“Rilindja Urbane”, 30 minuta shi përmbytin Pazarin e Vjetër në Korçë