Rama, manipuluesi i zgjedhjeve në Shqipëri, Lukashenko nuk e pranon

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko nuk dëshiron që OSBE-ja e drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të ndërmjetësojë për të zgjidhur krizën politike në vend.

Kështu zbulon me anë të një postimi në Twitter, Sylvie Kauffmann, drejtuesja edititoriale e perstigjozes Le Monde, e cila zbardh detaje nga konferenca midis Angela Merkel dhe presidenti francez Manuel Macron për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

“Kemi pasur disa biseda me Putin. I sugjeruam ndërmjetësimin e OSBE. Putin është në favor të kësaj, por Lukashenko nuk e dëshiron diçka të tillë”.- shkruan ajo.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar që Brukseli dhe Moska të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi. Ai zhvilloi bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel në jug të Francës.

Ndër të tjera Macron dhe Merkel mësohet se nëse bjellorusët dëshirojnë janë të gatshëm, veçanërisht OSBE që të përfshihen në dialog.

“Një dialog midis autoriteteve, opozitës dhe shoqërisë civile është thelbësore”, tha Macron.
“Shpresojmë që ky dialog të mund të vendoset nga vetë bjellorusët, megjithatë BE është gati që t’i mbështesë, nëse roli ynë i ndërmjetësimit mund të jetë i dobishëm dhe dëshirohet nga bjellorusët, së bashku me institucione të tjera, veçanërisht OSBE-në, përfshirë edhe Rusinë në dialogun e kërkuar”, theksoi presidenti francez, përkrah kancelares gjermane, Angela Merkel.

Qindra protestues bjellorusë u mblodhën në Minsk të Mërkurën në mbrëmje, duke kundërshtuar urdhrin e fundit të Lukashenko policisë së tij për të pastruar rrugët e kryeqytetit pas një javë e gjysmë tubimesh kundër sundimit të tij. Vendi po përballet me krizën e tij më të madhe politike që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Artikulli paraprakKërcet kallashi në Pogradec, plagoset një person! Autori largohet nën hundën e policisë
Artikulli tjetërIsh-deputeti denoncon skandalin: Drejtorët e shkollave zgjidhen nga kryetarët e PS, direktivat i jep shoku Taulant!