Rama largoi Fatmit Xhafën për të shpëtuar Dakon

Fatmir Xhafa nuk ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë. Atë e ka detyruar të largohet kryeministri. Ky version nuk konfirmohet vetem nga deklarata e fare e thatë e Ramës dhe nha togfjalshi i tij për të çuar punën më me shpejtësi përpara. Por edhe nga një fakt tjetër.
Ish ministri i brendëshëm as nuk e kishte ndër mend të largohej. Madje burime te Lapsi.al bëjnë me dije se ai kishte konfirmuar qetësisht një intervistë të gjatë televizive të martën e ardhshme në emisionin Dritare të Rudina Xhungës, për të folur për sukseset e fundit të policisë.
Por gjithnjë më e fortë po bëhet mëdyshja se ai është bërë kokë turku për dosjen e Vangjush Dakos. Kryeministri ka dashur ta mbrojë me çdo çmim gaztorin e tij pagator, ndërsa Xhafa ka qenë për thellimin e hetimeve. Kjo mendohet se e ka shtyrë Ramën ta hiqte qafe ministrin me “mbështetje amerikane” ndërkohë që ky i fundit kishte parashikuar të vazhdonte qetësisht punën.

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i “Deutsche Welle”: Do të arrestohen politikanë të lartë për drogën
Artikulli tjetërBerisha pas largimit të Xhafës: Janë në agoni, askush nuk e shpëton “Noriegën” nga fundi me revoltë