Rama, kryebashkiak në Hënë; Bojaxhiu Gj. dhe e bija

Ibrahim Haçkaj

Po ti more Babë, Lul Bashën ke frikë? Dil more në debat televiziv!, do i thoshte Zaho të atit, kryepartiakut të PS Edvinit po të ishte sa tri mandate deputeti më i rritur. Them kryepartiakut se si Kryeministër vetëm 0 (zeron) respektoi nga 40 premtimet e para 4 viteve. Si kryepartiak një përqindje e vogël e PS-istëve edhe do u pëlqenin gënjeshtrat e tij si puna e deles që mendon se mos është në ëndërr e nuk po e ha ujku dhe se Edvini nuk po gënjen më. Me urimet më të mira do ta lë Zahon në engjëlloritetin e tij fëminor.
E sa për shaka, mbas tre madatesh Rama do të mund të jetë edhe duke drejtuar Bashkimin Evropian (që tani u ka dhënë mend jo rrallë) e ku i dihet me popullimin e Hënës mbase bëhet kreyebashkiak i këtij sateliti të Tokës! Shkencëtarët kanë “vendosur” që në Hënë të mos ketë korrupsion, madje edhe opozita do të jetë oponencë shkencore dhe Rama do jetë i qetë e nuk do të rrijë t’i mbushë mendjen Fevziut etj… se kush i ka fajet….
Që më 19 korrik 2013, në një faqe të plotë tek “Gazeta 55” kam ftuar në debat/duel televiziv Gjergj Bojaxhiun, ende nuk ka ardhur. Moti i zymtë, errësira e natës, idetë e turbullta e gënjeshtrat janë mjetet e këtij hajduti dhe jo dalja në debat televiziv. Bojaxhiu nuk ka paguar nga xhepi paratë e Malit të Bardhë 500 Eu, ato të Elbrysit 700 Eu dhe pasi u kthye nga Everesti na vodhi 25 000 dollarë me pajisje alpinistike nga më të mirat, që po të blihen në Evropë kushtojnë tre herë më shumë. Po me pajisjet na “vodhi” edhe 3 anëtarë të shoqatës e formoi një shoqatë të re.
Si qytetar amerikan që është, e në përngjasim si akronim e emërtoi shoqatën ShBA (jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Shoqata e Bjeshkëtarëve dhe Alpinistëve). Si qytetar amerikan që është “importon” hajdutërinë dhe gërryerjen/evazionin fiskal nga Amerika dhe e sjell këtu. Paturpësia e tij në vjedhjen e pajisjeve qëndron në atë që vjedh shtetin, pajisjet u blenë edhe me fondet që na dha ministria si shoqatë e jo pak, por 40 000 US$, madje në një kohë të vështirë kur vendi kishte mbi rreth 300 fshatra/qytete të bllokuar nga dëbora, si edhe rrugët, autostradat etj., dhe u shpall situatë e jashtëzakonshme.
Për më tepër pajisjet u blenë me paratë që nga xhepi i tyre shpenzuan dy anëtarë të shoqatës dhe jo pak, por 47 000 dollarë pra, edhe fjala xhepist i vjen për shtat Bojaxhiut.
Në ftesën për debat në “Gazetën 55” mëtoja sa vijon:
I uroj z. Bojaxhi ma të mirat në karrierën politike, por
me këto vese, ende pa dalë nga veza
si shoqatë nuk na duhet fare ndjesa…
Shoqata pret kundërvlerat e vjedhura nga Mali i Bardhë në Everest, si edhe interesat e munguara të na kthehen.
Dhe sa kënaqësi të madhe do të kisha,
në një TV emision me Gjergjin të isha
tek Ilva Tare apo tek Arjan Çani
të zbardhen bojrat dhe horasani
Për një muaj bëhen katër vjet që megjithë kujtesat e shumta ende Bojaxhiu nuk guxon të dalë në debat televiziv.
Më 24 mars, ditën e parë të shfaqjes së Liqenit të Mjelmave sfidova Bojaxhiun e Sfidës duke ia “hedhur në fytyrë” dorezat e “duelit” televiziv. Sapo filloi pushimi midis akteve mora fjalën në prani të mbi një mijë spektatorëve në Pallatin e Kongreseve dhe e akuzova për vjedhjen që i ka bërë Shoqatës tonë Dajti Alpino-Turistik me rreth 25 mijë dollarë pajisje alpinistike. Arrita të vendos qetësi absolute dhe të dëgjohem në atë sallë aq të madhe dhe në zërin tim “pushkë” më ndihmoi zgjerimi i mushkërive nga stërvitja e mëngjesit duke ngjitur Dajtin.
Mbase do të kisha humbur rastin për ta ftuar në “duel”, por pikërisht kur u njoftua se do të fillojë shfaqja, djathtas sipër meje e me vonesë, si ato vajzat e gjimnazit që vijnë të fundit në mbrëmje vallëzimi për të rënë në sy, vjen Gjergji me të bijën dhe të shoqen. Spektatorët ishin veshur me rrobat më të mira e me kostume, doemos jo me frak, por evropianët vijnë në balet të kollarisur.
Gjergji ynë vjen me xhinse, këmishë dhe me çantën e alpinizmit në kurriz. Shumica e pikasën që është Ay, i Sfidës, partiçkës që u regjistrua e para të marrë pjesë në zgjedhje. Ecën ngadalë e drejt me një thjeshtësi të shtirë, për mua që e njoh mjaft mirë. Do të kandidojë për deputet në Tiranë dhe ka njerëz që e njohin për burrë të mirë e çanta në kurriz është përcaktor që është Ay, i Sfidës për Shqipërinë e asnjë tjetër.
Në mesin e vitit që kaloi shtypi e akuzoi për 25 milionë dollarë (madje edhe shumë më tepër) pasurim marramendës në dy apo tre vjet. Bojaxhiu doli në televizor dhe tha se duan të njollosin emrin tim të mirë. Eja pra, në debat televiziv me mua dhe së paku “hiq njollën” e hajdutërisë ndaj shoqatës dhe anëtarëve të saj që paguan nga xhepi për Everestin. Eja me fakte dhe me dokumente.
Dendur bëj sherr me nusen time Pranverën: më ke bllokuar 6 metra ballkon më thotë, me çadrën dhe pajisjet alpinistike, të cilat nuk janë maja gjilpëre. E bija e Gjergjit e dëgjoi akuzën për hajdut dhe ftesën që i bëra për “duel” televiziv. Dendur i ka parë në shtëpi pajisjet e Everestit. Çfarë përgjigje i dha Gjergji? Me siguri e bija adoleshente e dëgjon, me kokë pohon dhe bën sikur beson, por që tani, ajo rritet me mëdyshje në shpirt për të atin. Si arrin ta shohë në sy të bijën kur në prani të mbi 1000 spektatorëve e bëra horr në Pallatin e Kongreseve dhe nuk del në TV të më bëjë copë-copë? Gjergji nuk e bën dot këtë sepse i ka poturet plot me Mbeturinë Ushqimore Trupore.
Në Çadrën e Lirisë fola plot vërtetësi dhe humor për Hallë Rukien që pothuaj do ta martonte të birin me një vajzë që i kishte gjithë të mirat, por që ishte me nder kurvë. Edhe Bojaxhiu, u thashë grevistëve, i ka do të mira, por është hajdut. Diskutimi im për ekonominë dhe bojaxhinë qarkullon në YouTube edhe në Librin Faqor FB (Lulzim Basha FB 13 maj). Shitësja e bukës më pyeti për Hallën dhe gajasej së qeshuri me hallet dhe portretizimin shpotitës që i bëja Bojaxhiut.
Për ata që nuk e njohin Gjergjin ai nuk tutet, as nxihet, as skuqet, por njashtu i verdhë mbetet. Ulet në tryezën e ngrënies tri vakte në ditë dhe në njërën anë të tryezës vendos produktin “bio”, turpin e tij dhe në tjetrën bukën, madje qetësisht ushqehet. Milionat e tij nuk janë qetësi shpirtërore, e lënë pa gjumë pra, i duhet edhe një mburojë dhe kandidimi për deputet do të mund t’i sigurojë edhe një paprekshmëri/imunitet të përkohshëm prandaj vrapoi të regjistrohet në zgjedhje.
Qytetarë të nderuar hapni sytë, mos u gënjeni, Gjergji duhet eliminuar që në fazën e vemies. Bojaxhi, kthei paratë e shoqatës!
Më 13 mars (dhe më pas edhe ligjërisht) u dogjën para kryeministrisë pupacët Beqja e Tahiri, tani e ka radhën kryeministri, por i dashur z. Basha
sa erdhi në duel në 4 vjet Bojaxhiu
po aq do të vijë dhe Edvin Ramëziu.

Sekretar i Përgjithshëm
Shoqata Dajti Alpino-Turistik, Tiranë

Artikulli paraprakTre raportime për aplikacionin “Tirana Ime”
Artikulli tjetër…edhe shtatë ditë