Rama kërkon shpëtim nga Soros, ja qëllimi i vizitës së tij në Londër

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ndërsa zyrtarisht është raportuar se do të marrë pjesë në një forum të organizuar nga Financial Times, ku gjithashtu do të jenë prezent liderë nga Ballkani Perëndimor.

Në të njëjtën ditë që Rama ka udhëtuar drejt Londrës, në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ndodhet edhe George Soros dhe djali i tij, Aleksi.

Nuk dihet nëse Soros, plaku apo i riu, do të jenë pjesë e forumit ku është pjesëmarrës Rama, por ndoshta arsyeja e vërtetë e udhëtimit drejt Londrës të kryeministrit është pikërisht një takim me ta.

Sa herë që Rama është ndodhur në vështirësi, ai ka marrë suportin nga Soros, i cili ka lobuar që në momente të vështira të sjellë në Shqipëri si negociatorë politikanë që janë mbështetës ose janë suportuar prej tij.

Ndoshta kjo mund të ndodhë edhe këtë herë, ku nuk është çudi që si ndërmjetës për zgjidhjen e krizës të ofrohet një prej emrave që ndodhen në listat e Soros.

soros

Artikulli paraprakTronditet futbolli botëror, arrestohet Platini
Artikulli tjetërVoltana Ademi paralajmëron Ramën: Shkodra nuk nënshtrohet, nuk do të këtë porces farsë!