Rama jep me koncesion edhe “Luadhin e Çelos”, banorët bllokojnë rrugën në Pogradec

Rreth 200 banorë të fshatit Zagorcan të Pogradecit u ngritën në protest sot duke bllokuar rrugën nacionale Korçë – Pogradec. Bëhet e ditur se banorët janë ngritur në protestë kundër dhënies me koncesion nga qeveria të një sipërfaqje toke prej 200 hektarësh, një qytetari nga Tepelena.

Toka gjendet në zonën e quajtur “Luadhi i Çelos”. Për 30 minuta ata e bllokuan qarkullimin e automjeteve në rrugë. Banorët thanë se protesta e sotme ishte vetëm paralajmërim dhe se ata do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre. Edhe njësia administrative Buçimas i ka mbështetur ata.

Artikulli paraprakBasha bashkëbisedim me gazetarët: Mbështetje nga SHBA për “fatin” e Al Kaponëve shqiptarë
Artikulli tjetërFMN zbardh borxhet e reja, huatë e prapambetura të bashkive sa 0.6% e PBB-së