“Rama ik, Rama ik”, shpërthejnë tifozët në Derbin e Tiranës

Situata politike në vend nuk ka lënë pasiv as tifo-grupin e Tiranës, “Tirana Fanatics”.
Ultrasit bardheblu kanë shpërthyer në kore kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit Edi Rama gjatë derbit të sapombyllur me Partizanin.
Gjatë gjithë lojë stadium ka oshëtirë nga thirrjet “Rama ik, Rama ik”!
Por si në çdo ndeshje tjetër ku luan Tirana, nuk kanë munguar edhe thirrjet në adresë të zv/kryeministrit Erion Braçe, tifoz i Partizanit.
Ndwrkohw ndeshja pwrfundoi barazim pa gola. Tirana dominon dhe shpërdoron, Partizani fiton një pikë.
Kjo mund të jetë përmbledhja e derbit të luajtur pasditen e sotme mes Tiranës dhe Partizanit në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë, në fakt, kanë shkuar disa herë afër golit, por janë ndalur nga pasaktësia ose nga Alban Hoxha.
Pritja spektakolare e numrit 12-të të “demave” ndaj goditjes me kokë të Ngoo në minutën e 24-t ka qenë një nga momentet më të bukura të ndeshjes. Gjashtë minuta më mbrapa, sulmuesi i bardhebluve ka shpërdoruar një tjetër rast të pastër, duke e dërguar topin në duart e Hoxhës.

Pjesa e dytë ka filluar me protestat e lojtarëve të Tiranës, të cilët kanë kërkuar një faull në hyrje të zonës së rreptësisë të Telushit ndaj Cobbina-së, por arbitri Jorgji ka lënë lojën të vazhdojë.
Në minutën e 55-të derbi është ndërprerë pas një dëmtimi të Hektor Idrizit, i cili ka qenë i detyruar të largohet me ambulancë nga fusha e lojës pas një përplasje me Kërçikun. Në vendin e tij është futur Kalari. Derbi është ndalur përsëri në minutën e 61-të për shkak të tymuesve të hedhur në fushën e lojës nga të dyja tifozeritë.
Rasti i parë i rrezikshëm i Partizanit ka ardhur në minutën e 74-t, kur Turtulli ka rrezikuar të shënojë një gol në portën e tij. Gjashtë minuta më vonë ka qenë Telushi që ka shkuar shumë afër golit për “Të Kuqtë”, duke goditur shtyllën me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Bardheblutë janë kundërpërgjigjur në të 92-ën me Hoxhallarin, që nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me portën e boshatisur pas një goditje dënimi të Hasanit.
Mbyllet në barazim derbi, të cilit i mungoi vetëm goli.

partizani tirana1

Artikulli paraprakGazetarja shpërthen ndaj Drejtorit të Policisë: Kërko falje dhe ul kryet para atyre që u neuroparalizuan nga gazi
Artikulli tjetërNjë qafir i regjimit në krye të Komunitetit Myslyman?