“Rama ik”, protestë edhe në New York

Dhjetëra qytetarë shqiptarë në SHBA janë ngritur në një protestë me thirrjen “Rama ik”, në mbështetje të protestave të bashkatdhetarëve të tyre në Shqipëri.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur protestwn protestën që u mbajt dje para “konsullatës së narkoshtetit” në New York.
“Nisin protestat kundër përfaqësive të narkoshtetit në botë, shkruan Berisha. Dje mbasdite të rinj, ish të-burgosur dhe të përndjekur politikë dhe qytetarë të tjerë shqiptaro – amerikanë protestuan para konsullatës së narkoshtetit shqiptar në New York në mbështetje të protestave të mëdha të qytetarëve në Shqipëri kunder regjimit të kakistokracisë në Tiranë. Protestuesit të revoltuar mbanin në dorë parulla “Rama ik” dhe “Zëri i Amerikës është Zëri i Lirisë, jo kazan”.
Miq, le të falenderojmë me mirënjohje të thellë të gjitha ata, vajza, djem, burra, gra, për protestën dhe solidaritetin e tyre vëllazëror me qytetarët e revoltuar në Shqipëri dhe le të ftojmë shqiptarët kudo që janë të ndjekin shembullin e tyre”.

auto 52698915 1218697011624537 8262588183452057600 n1550915619

Artikulli paraprakItalia nxin Ramën, fytyra e Dakos del në RAI2 në kronikën e blerjes së votave me paratë e drogës
Artikulli tjetërReagon Berisha: Rai2 zbulon Narkoshtetin e ndërtuar mbi blerjen e votës me paratë e drogës