“Rama i prishi dosjen ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, i dërgoi Aldo Bares në qeli ministren”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në akuza ndak kryeministrit Edi Rama. Ai e akuzoi Ramën si të kapur nga mafia, ndërsa tha se ka prishur dosjen e “Hakmarrjes për drejtësi”.
“Edhe hakmarrjes për drejtësi ia prishi Dosjen. E di ti që bën gjithçka për Dritan Dajten të mos dënohet. Ky kryeministrë çoi ministren e tij për të parë Aldo Baren në burg. Vetëm një Aldo Bare Kryeministër, mund të pojë ministren për të vizituar Aldo Baren në Burg”, tha Berisha.
Më tej ai u shpreh: “Oligarkët e mi kanë qenë Bektel, Enka, Aktor, 7 kraft, etj, që u zhdukën nga faqja e dheut sot”.
Pas kësaj deklarate, ka ndërhyrë analisti Lorenc Vangjeli, i cili tha: “Por kishit edhe disa të naftës, që sot kërkohen!”.
Kësaj Berish aiu përgjigj duke thënë: “Por kush u erdhi pas? E di që ky që është sot ka marrë 330 milionë euro kredi dhe qëndron krah për krah me Ramës?! Oligarkët që janë sot kur unë isha në qeveri më kanë votuar mua”.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e Edita Tahirit: Rama kërkon ndarjen e Kosovës
Artikulli tjetërBerisha kundër Topallit për Bashën: Nuk ndaj të njëjtin qëndrim!