“Rama i prishi dosjen ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, i dërgoi Aldo Bares në qeli ministren”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në akuza ndak kryeministrit Edi Rama. Ai e akuzoi Ramën si të kapur nga mafia, ndërsa tha se ka prishur dosjen e “Hakmarrjes për drejtësi”.
“Edhe hakmarrjes për drejtësi ia prishi Dosjen. E di ti që bën gjithçka për Dritan Dajten të mos dënohet. Ky kryeministrë çoi ministren e tij për të parë Aldo Baren në burg. Vetëm një Aldo Bare Kryeministër, mund të pojë ministren për të vizituar Aldo Baren në Burg”, tha Berisha.
Më tej ai u shpreh: “Oligarkët e mi kanë qenë Bektel, Enka, Aktor, 7 kraft, etj, që u zhdukën nga faqja e dheut sot”.
Pas kësaj deklarate, ka ndërhyrë analisti Lorenc Vangjeli, i cili tha: “Por kishit edhe disa të naftës, që sot kërkohen!”.
Kësaj Berish aiu përgjigj duke thënë: “Por kush u erdhi pas? E di që ky që është sot ka marrë 330 milionë euro kredi dhe qëndron krah për krah me Ramës?! Oligarkët që janë sot kur unë isha në qeveri më kanë votuar mua”.

Exit mobile version