Rama i padëshiruar në Shkodër, protestuesit i bllokojnë rrugën tek ura e Bahçallëkut

Nis protesta në Shkodër e protestuesve të Partisë Demokratike. Ata pritet të bllokojnë urën e Bahçallëkut për të mos lejuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe Malësi të Madhe duke qenë se kryeministri ka parashikuar disa takime.

Protestuesit ndodhen edhe tek ura e Spatharit në Vau Dejës duke bllokuar të dy anët që lidhen me Shkodrën.

Tashmë pritet për t’u parë nëse kryeministri do të arrije të kalojë apo jo për të zhvilluar takimet e parashikuara në axhendën e ngjeshur që ka në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakBasha: Nuk do lejojmë me asnjë çmim krimin elektoral më 30 qershor në asnjë qendër të vetme votimi
Artikulli tjetërQytetarët paralajmërojnë Ramën: “Mos hajde në Shkodër!”, Lleshi blindon me policë urën e Bahçallëkut