Rama hedh në erë edhe marrëveshjen për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 Prillit!  

Pika e parë e marrëveshjes së Këshillit Politik ishte futja e identifikimit biometrik mundësisht në masën 100%, që në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen.

Për zbatimin e kësaj pike do të merrej edhe një ekspert i huaj, për t’u konsultuar me KQZ-në e re dhe për të përcaktuar shkallën e shtrirjes dhe mundësinë e implementimit ose jo 100% në territor.

Por pavarësisht se zgjedhjet po afrojnë me shpejtësi, ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim dhe kjo sepse Komisionit Qendror të Zgjedhjes ende nuk po i jepen fondet e duhura nga qeveria.

Pas një pritje të gjatë, së fundmi KQZ i ka nisu një shkrese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, duke i kujtuar se sipas marrëveshjes së “5 Qershorit” duhen siguruar financat që të nis implementimi sa më shpejt i këtij projekti.

Ka qenë vetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili paralajmëron se afatet për realizimin e këtij projekte janë në limitet e fundit.

Më herët edhe opozita ka ngritur alarmin, se qeveria Rama po vonon dhe po e çon drejt sabotimit indentifikimin, votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme.

3 360 938 682 është kostoja që do të kushtojë teknologjia në zgjedhjet e 25 prillit. 2 112 304 484 për pajisjet që do të bëjnë identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe do të vendosen në të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin dhe 1 248 634 198 lekë për pajisjet e votimit dhe numërimit që do të testohen në jo më shumë se 20% të këtyre qendrave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori çmimet e referencës nga ofertat që kompanitë që veprojnë në këtë sektor i dërguan. Për votimin dhe numërimin elektronik  u morën për bazë çmimet e 3 kompanive të huaja, mes të cilave do të përzgjidhet dhe fituesi. Ndërsa për identifikimin, ofertat erdhën nga 7 kompani, ndër to dhe vendase.

Letra e KQZ për Kuvendin dhe Këshillin e Ministrave për fonde

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, që drejtohet nga Ilirjan Celibashi, i është drejtuar përmes një letre Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave ku kërkon fonde për projektin e identifikimit elektronik të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit. Shuma e kërkuar kap afërsisht vlerën e 2 miliardë lekëve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se pas ngritjes së grupit të punës u vlerësuan kostot financiare dhe numrin e personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

Komisioni iu drejtua me kërkese 22 kompanive me përvojë në fushën e teknologjisë dhe në përfundim mori në konsideratë 6 kompani.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve thekson se duke marrë parasysh se afatet për realizimin e projektit janë të limituara, 145 ditë nga zgjedhjet, dhe buxheti i vitit 2021 është miratuar pa përfshirë këtë projekt, kërkon ndërhyrjen emergjente për vënien në dispozicion të fondeve.

“Kërkojmë ndërhyrjen Tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme ‘Për implementimin e projektit të identifikimit elektronik të zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021′, në shumën totale 2.112.304.484 lekë“, thuhet në kërkesë.

11

22 1

33

Artikulli paraprakShqipëria de fakto praktikon imunizimin e tufës! Vdekshmëria gjatë pandemisë ndër më të lartat në botë!
Artikulli tjetër“Vrasësja” e Frrok Çupit!