Ramës i ka ardhur ngordhja, ligj si në Korenë e Veriut: Burg dhe gjobë deri 30 milionë lekë kush “shpif” për qeverinë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime në Kodin Penal, ku parashikohet ndër të tjera kriminalizimi dhe dënimi i shpifjes.

Gjithashtu parashikohet dënimi me burg edhe në rastet kur një person publikon shkrime apo fotomontazhe (memet) në rrjetet sociale.

Sipas Neni 238, “cënimi i imazhit të personit”, thuhet se kur publikimi ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, dhe nuk thuhet që është një montazh, kjo do konsiderohet kundravajtje penale dhe dënimi per kete do jete deri në 1 vit burgim.

“1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.

2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj”, thuhet ne nenin 238.

SHPIFJA NE RRJETET SOCIALE

Në nenin 227 parashikohet cilësimi i shpifjes si kundravajtje penale kur deklaratat e rreme apo ofenduese cenojnë nderin dhe reputacionin e personit.

Sipas propozimeve të ministrise e Drejtësisë kjo do dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë.

Por nuk mbaron me kaq, sepse ka edhe dënim plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj ‘viktimes’.

Nje shtese e re ne ligje eshte dhe denimi per hapjen e shpifjeve ne rrjetet sociale, per kete parashikohen gjoba të majme.

“Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare”.

Po ashtu parashikohen dhe gjoba dhe ndeshkime per botuesit e mediave, drejtoreve, zv.drejtoreve si dhe printuesve.

” Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.

Dënimi penal shoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit të deklaratës/faktit/informacionit të rremë me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet”, thuhet në ndryshimet e propozuar nga Etilda Gjonaj.

Neni 227
Shpifja

1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremë dhe ofendues ndaj personit si dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.

2. Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.

3. Nëse vepra penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.

4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi penale, nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.
5. Procedimi penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.
6. Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.Dënimi penalshoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit tëdeklaratës/faktit/informacionit të rremëme të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet.
7. Procedimi penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile.

Burg apo dhe gjobë parashikohet edhe kur një person fotografohet, filmohet, regjistrohet me video apo audio në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, që konsiderohet ndërhyrje e padrejtë në jetën private.

Neni 228
Ndërhyrje të padrejta në jetën private

1. Cilido që për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, pa autorizim fotografon, filmon, regjistron me video apo audio këtë person në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, apo vendos aparatura që shërbejnë për fotografim, transmetim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim nga deri ne 1 vit.

2. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën dhe qellimin e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim nga 2 deri në 3 vjet.

3. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj të miturit, dënohet me burgim nga 2 deri në 4 vjet.

4. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.
5. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni është kryer nëpërmjet shtypit të shkruar ose audioviziv, dispozitat specifike të ligjeve që rregullojnë këto çështje janë të zbatueshme edhe ndaj personave pergjegjes qe kane beret e mundur publikimin e te dhenave private.

6. Kur veprat penale të parashikuara në paragrafët 1-5 të këtij neni përfshijnë fjalë ose imazhe që paraqesin/kanë karakter seksual dhe janë në një vend publik ose privat, dënimet rriten me ½ për seicilin rast.
7. Nuk ka përgjegjësi penale, nëse fotografimi, filmimi ose regjistrimi bëhet me qëllim të zbulimit të veprës penale dhe të autorit të veprës penale ose për të vërtetuar faktin penal si provënë Polici, Prokurori ose në Gjykatë dhe nëse fotografitë dhe regjistrimet i dorëzohen këtyre organeve.

8. Proçedimi penal për ketë vepër penale fillon me paraqitjen në gjykatë të kërkesës për gjykim të viktimës akuzuese ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushohet nese tërhiqet prej saj.

Artikulli paraprakGazetarja e BIRN: Pronarët e kontratës më të madhe, asaj të inceneratorit të Tiranës mbahen sekret
Artikulli tjetërAbuzim kriminal parash edhe në kohën e pandemisë, Strazimiri publikon fakte të reja të Xhaçkës për përdorimin e helikopterit ushtarak