Afera 20 milionë euro e Ramës që i hoqi koncesionin e Rinasit gjermano-amerikanëve dhe ja dorëzoi kinezëve

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, por edhe të vetë Ramës se, fajin për grabitjen e 10 milionë eurove e ka koncesionari kinez i Aeroportit. Në reagimin e saj, Tabaku e ka cilësuar si një reagim qesharak të Ramës, pasi ishte po kjo qeveri që loboi që ky koncesionar të merrte në menaxhim aeroportin. Screenshot 9 8

“Duket shumë qesharak reagimi i qeverisë ndaj TIA-s a thua se nuk ishte ky kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej tij ajo që loboi fort që kompania që sot ka kontratën e koncesionarit të Rinasit t’ia merrte investitorit serioz gjermano-amerikan dhe për më tepër duke ia shtuar me dy vite kontratën duke i dhënë koncesionarit aktual pa asnjë mundim dhe 20 mln euro shtesë”, shkruan Tabaku..

Reagimi i plotë

Duket shumë qesharak reagimi i qeverisë ndaj TIA-s a thua se nuk ishte ky kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej tij ajo që loboi fort që kompania që sot ka kontratën e koncesionarit të Rinasit tia merrte investitorit serioz gjermano-amerikan dhe për më tepër duke ia shtuar me dy vite kontratën duke i dhënë koncesionarit aktual pa asnje mundim dhe 20 mln euro shtesë.

Në Prill të 2016 ne e denoncuam këtë aferë korruptive që një kompani off shore-guaskë me pronar që nuk njiheshin, morrën një aset strategjik kombëtar me koncesion.  Paraqitëm të dhëna që tregonin se qeveri më të përgjegjshme si ajo e Greqisë, nuk ia dha aeroportin e Athinës kompanisë që sot ka koncesionin e Rinasit. A mos vallë pazari me këtë kompani mbaroi e duan te sjellin klientin e rradhës apo kanë alibinë gati për të hequr fajin nga vetja?!

Gjithsesi, koncesionari eshte shqetesimi i fundit sepse ne rastin e vjedhjes spektakolare ka vetëm një përgjegjës; shteti dhe strukturat e tij. Policia e shtetit është njoftuar për lëvizjen e vlerave monetare si e përcakton rregullorja, policia e shtetit sot ka sport institucional të sulmojë opozitën e qytetarët por jo të kryejë detyrën. Banditët që territorizojnë vendin dhe investitorët përfitojnë nga një qeveri që angazhohet të sulmojë qytetarët ndërsa lë të lirë bandat. Kriminelët janë të predispozuar të vjedhin dhe kryejnë akte të dhunshme kur qeveria bashkëpunon me krimin e orgnaizuar dhe e konsideron atë Partner të Përhershëm Potencial (PPP). Krimi është trimëruar se sot krimi është në pushtet!

Shënim: Në foto pjesë nga udhëzimi i dt 05.03.2018

57052231 2268689349885684 1040709127447248896 o

Artikulli paraprak“Lideri global” humb toruan me median ndërkombëtare, paralajmëron BE-në për negociatat…
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Koncesionarit: Si gënjeu policia për grabitjen e 10 milionë eurove